Video

26/05/2014 08:20:36

Ditė tė kėqija pėr integrimin e Shqipėrisė

Rama: ''Europa mes tė ardhmes e tė shkuarės si asnjėherė tjetėr.Shembulli i Renzit tregon se ka veē njė rrugė kundėr ekstremistėve: Ballė pėr ballė !''






TIRANĖ - Partia Popullore Europiane ka fituar mazhorancėn relative nė Parlamentin Europian me 211 eurodeputetė ndėrsa Partia Socialiste Europiane ka 193 vende. Grupi i tretė nė parlamentin europian mund tė dalė ai i liberaldemokratėve me 74 deputetė. Tė gjelbėrit duket se do tė jenė forca e katėrt me 58 vende pėrpara tė Majtės sė Bashkuar me 47 dhe konservatorėve tė Ecr me 39 eurodeputetė.

Grupi i euroskeptikėve pra UKIP dhe Lega Nord do tė ketė 33 deputetė, natyrisht pa frontin nationale tė Mari Le Penit qė ėshtė regjistruar te grupi i pavarur qė pritet tė marrė 40 deputetė.

Ndėrkaq njė numėr prej 56 deputetėve do ta pėrbėjnė forcat e reja qė nuk kanė qenė tė pranishme nė legjislaturėn e kaluar si Lėvizja 5 yje e Bepe Grillo-s nė Itali, liberalėt e Ano, euroskeptikėt gjermanė tė Afd apo dhe ekstremistėt e Agimit tė Artė.

Euroskeptikėt nė Francė arritėn tė dalin forcė e parė, Nė Britaninė e Madhe kanė marrė rezultat tė rėndėsishėm Ukip qė kėrkon daljen e Britanisė sė Madhe nga BE. Rezultate tė qarta kanė marrė forcat euroskeptike nė Austri, Gjermani, Itali etj.

Nė Itali, sipas tė dhėnave paraprake Partia Demokratike e Kryeministrit Matteo Renzi ėshtė nė krye e shkėputur nga Levizja 5 yje e Bepe Grillo-s, gati me 20 pikė diferencė.

Kandidati i PSE pėr President i Komisionit Europian Martin Schulz deklaroi se ėshtė gati tė hyjė nė tratativa me PPE-nė pėr tė krijuar njė mazhorancė absolute dhe njė koalicion tė madh nė Parlamentin Europian.

HermesNews - ©2014