Video

23/05/2014 16:13:46

Krijohet ''Nucleus Albania''

Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, tha Ministri, duhet tė kthehen nė gjeneratorėt e punėsimit dhe tė zhvillimit ekonomik






TIRANE - Ministri i zhvillimit ekonomik, tregtisė dhe sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Gjermanisė nė Tiranė, Hellmut Hooffman, nėnshkruan krijmin e Nucleus Albania, njė organizatė jo qeveritare ku marrin pjesė shoqata tė ndryshme biznesi, nė funksion tė zhvillimit tė mėtejshėm tė sektorit tė Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme.

Kjo iniciativė mbėshtetet nė metodėn “Bėrthama”, e pėrdorur gjerėsisht nė Gjermani. “Nucleus Albania” do tė mbėshtetet nė dy vitet e para nga GIZ dhe objektiv kryesor pėr vitin e parė ka mbledhjen rreth vetes tė 350 ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme.

Nė fjalėn e tij, ministri Ahmetaj tha se “Nucleus”, ky bashkim, ka mundėsi tė jetė inovacion nė mėnyrėn e tė menduarit dhe tė menaxhimit tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme. Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, tha Ministri, duhet tė kthehen nė gjeneratorėt e punėsimit dhe tė zhvillimit ekonomik.

“Dua tė veēoj kėtė iniciativė si njė iniciativė qė merr tė gjitha idetė, merr tė gjitha inovacionet dhe tenton t‘i ngrejė nė njė nivel tė ri menaxhimi dhe zhvillimi tė strukrurės ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme”, u shpreh Ministri.

Marrėveshja fillimisht u nėnshkrua nga Ministri Ahmetaj dhe ambasadori Hoffman, ndėrsa mė pas nga krerėt e shoqatave tė biznesit qė marrin pjesėnė “Nucleus Albania”, si Biznes Albania, KASH, etj.

Modeli “ Nucleus,“ nėpėrmjet organizimit tė grupeve tė sipėrmarrėsve nga tė njėjtėt sektorė, me anė tė koordinimit nga njė kėshilltar, me qėllim pėrmirėsimin e biznesit tė tyre tė pėrbashkėt, ka prodhuar efekte mjaft tė mira. Kjo pasi kjo mėnyrė specifike organizimi i ndihmon sipėrmarrėsit e sektorėve tė ndryshėm pėr tė maksimizuar avantazhet e tyre tė krahasuara dhe pėr tė rritur kapacitetin e tyre pėr inovacion e progres.

HermesNews - ©2014