Video

23/05/2014 10:15:35

Sot fillon marshimi ''antidrogė''

Basha mbledh tė vetėt: ''Nuk synojmė tė bllokojė statusin me protesta. Kjo ėshtė njė mundėsi e mirė pėr t’i pėrcjellė Europės mesazhin se shqiptarėt janė pro Europės, kundėr drogės''







(18:35) Pas mbylljes sė protestės sė opozitės para kryeministrisė, vetė kreu i kėsaj qeverie, Edi Rama shkruan ne facebook se "rrota e avionit te ish-qeverise ngeci ne bulevard, piloti nuk foli shoferi bertiti pasagjeret moren furgonet per te ikur nga vendngjarja".

(18:33) "Nuk kam ndonjė koment shumė tė madh pėr protestėn e opozitės. Eshtė njė e drejtė legjitime dhe demokracia fundja kjo ėshtė, e drejta e secilit pėr tė zgjedhur kauzėn qė do, pėr tė thirrur publikun nė protestė.Nga ana tjetėr, siē e shihni, unė jam nė punė, qeveria ėshtė nė punė, bashkė me partnerėt ndėrkombėtarė, jemi nė detyrė pėr tė garantuar qė qytetarėt shqiptarė janė mė tė sigurt nė njė vend qė me reformat qė po ndėrmarrim, me siguri do tė jetė shumė mė i mirė nga ē‘ishte kur e morėm", tha sot Ministri i Brėndshėm Sajmir Tahiri, pėr protestėn e opozitės.


TIRANE - Njė marshim per t'i thene ''jo'' droges. Nen moton njė popull nė kėmbė kundėr drogės, selia blu del ne proteste nė sheshin Skėnderbej nė njė marshim qė do vijojė nėpėr bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, pėr t’u ndalur para ambienteve tė jashtme tė godinės sė Kryeministrisė. Tubimi nis nė orėn 11:00. Basha tha se "nuk synojmė tė bllokojmė statusin me protesta. Kjo ėshtė njė mundėsi e mirė pėr t’i pėrcjellė Europės mesazhin se shqiptarėt janė pro Europės, kundėr drogės. Me lėvizjen tonė tė premten, ne do tė ēojmė njė mesazh tė fuqishėm edhe pėr integrimin," tha Basha i cili tha se marshimi do tė vijojė dhe nė ditėt e ardhshme.

HermesNews - ©2014