Video

20/05/2014 19:16:05

Digjet droga

Asgjėsohen 1780 kg drogė: Tahiri kemi strategji pėr trafikun






TIRANE - 1780 kg kanabis sativa janė asgjėsuar mesditėn e sotme nga policia, buzė lumit Erzen nė periferi tė Tiranės. Pėr Ministrin e Brendshėm, Saimir Tahiri, kjo ėshtė njė luftė pėr tė cilėn policia ka mbėshtetjen e ndėrkombėtarėve. Madje ai foli dhe pėr njė plan strategjik tė hartuar me partnerėt ndėrkombėtarė. Tahiri tha se policia ka nė kontroll gjithė territorin vetėm se lufta kundėr lėndėve narkotike nuk ėshtė e lehtė. Nga ana e tij zv/ambasadori i BE-sė, Clive Rumbold, u shpreh se ufta ndaj narkotrafikut ėshtė njė sfidė pėr Shqipėrinė dhe faktor kyē pėr integrimin e saj nė BE. Ndėrsa sa i takon ēėshtjes sė avionit nė Divjakė tha se ajo nuk duhet politizuar, por duhet tė ketė njė hetim tė gjerė. I pyetur a do tė nisin procedime pėr drejtuesit vendorė qė nuk japin informacion pėr parcelat e drogės, Tahiri tha se "jemi nė fazėn e reformimit tė sistemit dhe mekanizmave sanksionues lidhur me kultivimin e trafikimin e lėndėve narkotike. Kemi njė plan veprimi strategjik nė luftėn kundėr trafikut tė drogės", tha ai. Tahiri u shpreh se Policia ka kontroll mbi territorin por lufta kundėr lėndėve narkotike nuk ėshtė e lehtė, presioni financiar dhe kriminal ėshtė i madh, por ne do tė bėjmė mė tė mirėn. "Lufta kundėr trafikut tė drogės ėshtė njė sfidė pėr Shqipėrinė. Do jetė dhe njė faktor kyē edhe pėr BE dhe gjitha shtetet anėtare, qė do ndikojė edhe nė vendimin e muajit qershor. Rasti i Divjakės nuk duhet politizuar, duhet njė hetim mė i gjerė", tha pėrfaqėsuesi i BEsė nė Tiranė Clive Rumbold.

HermesNews - ©2014