Video

19/05/2014 17:12:24

€4 milionė pėr ujėsjellėsin e Peshkopisė

Pala shqiptare merr pėrsipėr kostot lokale, kurse projekti do tė dorėzohet nga austriakėt krejtėsisht i pėrfunduar, ndėrtuar dhe gati pėr tu implementuar






TIRANE - U nėnshkrua tė hėnėn nė Tiranė marrėveshjen e kredisė sė eksportit qė do tė sigurojė financimin e projektit tė furnizimit me ujė tė qytetit tė Peshkopisė, me njė vlerė prej 4 milionė euro. Pala shqiptare merr pėrsipėr kostot lokale, kurse projekti do tė dorėzohet nga austriakėt krejtėsisht i pėrfunduar, ndėrtuar dhe gati pėr tu implementuar. Nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjes, morėn pjesė Ministri i Financave, Shkėlqim Cani, ambasadori i Republikės sė Austrisė nė Tiranės, Thomas Schnöll, zėvendėsministri i Transportit dhe Infrastrukturės, Ylli Manjani, Gerd Rode, p[rfaq[suesi i UniCredit Bank Austria dhe prefekti i Qarkut Dibėr, Melaim Damzi. Nė periudhėn 2003-2008 janė kryer rehabilitime tė pjesshme nė rrjetin shpėrdarės tė ujėsjellėsit tė qytetit tė Peshkopisė. Nėpėrmjet kėtij financimi synohet zgjidhja pėrfundimtare e furnizimit me ujė tė pijshėm tė zonės, si dhe sigurimi i njė shėrbimi tė qėndrueshėm dhe financiarisht tė pėrballueshėm pėr konsumatorėt. Afati i zbatimit tė punimeve ėshtė 18 muaj.

HermesNews - ©2014