Video

17/05/2014 09:34:06

Viktima dhe tė zhdukur nga shirat

Bosnje-Hercegovina dhe Serbia shpallėn tė enjten gjendjen e jashtėzakonshme






SARAJEVĖ - Katėr tė humbur dhe dy tė zhdukur shkaktuan shirat nė Bosnje, njoftuan dje nė mbrėmje autoritetet pėrgjegjėse boshnjake. Bosnje-Hercegovina dhe Serbia shpallėn tė enjten gjendjen e jashtėzakonshme pėr shkak tė pėrmbytjeve mė tė rėnda qė mbahen mend nė historinė e dy vendeve, tė paktėn pėr 120 vitet e fundit. Shirat e katėr muajve tė mbledhur sė bashku ranė vetėm nė njė ditė nė Serbi. Shumė qytete nė Bosnje, sidomos nė veri dhe nė verilindje tė vendit janė pėrmbytur nga shiu, ndėrkohė qė tė paktėn 60.000 banorė kanė mbetur pa energji elektrike. Gjatė gjithė ditės sė djeshme, njė dyzinė helikopterėsh tė ushtrisė boshnjake, tė Forcės Europiane nė Bosnje dhe shėrbime sigurimi nga Kroacia fqinje janė marrė me evakuimin e banorėve tė zonave tė prekura nga pėrmbytjet.

HermesNews - ©2014