Video

14/05/2014 16:23:38

Mund t'ju sugjeroj njė protestė ?

nga Doriana Metollari






HermesNews - Ėshtė e turpshme sesi opozita po e pėrdor sekuestrimin e drogės nė avionin e Divjakės, mbi tė gjitha sepse ka filluar tė mendojė pėr dorėheqjen e kryeministrit dhe tė qeverisė sė re; jo sepse nuk mund tė kėrkojė dorėheqjen, por sepse kjo sjellje fėminore ka vetėm njė shėnjestėr politike tė ripėrsėritur nė histori, njė Zot e di sa herė.

E kush e do politikėn pa drejtėsi ?

Demokratėt nuk kanė treguar maturi politike nė gjithė kėtė, nuk kanė qenė tė zotė tė zbulojnė lidhjet apo tė paqaqesin ndonjė provė mes ngjarjes dhe politikės sė implikuar.

Presim mė shumė dhe mė mirė se kaq, mbi tė gjitha sepse droga...ej po flasim pėr drogė !!, ca me anije e ca me avion, mbi mushka dhe nė makina diplomatike, drogėn e njohin mirė qytetarėt.

Atėherė ēfarė janė kėto shfryrje e kėrkėsa pėr dorėheqje ? Vėrtet kaq pak inteligjencė mendojnė se ka elektorati blu sa u mjafton vetėm tė ngrenė shkopin e ti mbledhin pėr protesta si delet nė stan ?

Ju sugjeroj unė njė protestė. Pse tė mos protestojmė pėr akuzat e drogės ndaj ushtrisė shqiptare ? Tė dalim para dyerve tė Prokurorisė. Ēfarė po bėhet me provat nė prokurori ? Nėse duam qė institucionet tė funksionojnė, le tė protestojmė; por prit se akuzat politike, kėto akuza qė pėrdoren pėr tė marrė pushtet, pa kurrfarė llogjike, janė mė shumė se absurde. Fyese.

Nėse ndonjėherė dikujt i teket tė luajė me njerėzit, le tė luajė mė mirė para pasqyrės.

Zbuloni lidhjet, kėrkoni qė Prokuroria tė hetojė pėr ushtrinė; po flasim pėr ushtrinė shqiptare, jo mercenarė tė paguar. Nėse dikush ka diēka vėrtet pėr tė thėnė, le tė fillojė t'i marrė me seriozisht ata qė ka pėrballė.

Kam ndjesinė se kush do vėrtet tė zbulojė tė vėrtetėn, nuk fillon nga akuzat, por nga pyetjet.

HermesNews - ©2014