Video

12/05/2014 17:24:25

Harrohet droga: PD merret me Didin

Komisioni nuk voton raportin pėrfundimtar. Debatet mes komisionerėve harrojnė akuzat pėr drogė






TIRANĖ - Nuk ėshtė votuar sot, raporti pėrfundimtar i punės tremujore pėr policinė e shtetit. Demokratėt mendojnė se Komisioni ka arritur tė faktojė pėr shkelje ligjore pėr tė cilat "opozita dyshonte", tha Ristani, kreu i komisionit. Sipas tyre Ministri i Brendshėm dhe Kryeministri kanė shkelur ligjin me emėrimin nė krye tė drejtorisė sė pėrgjithshme tė policisė sė shtetit, Artan Didi, por jo vetėm. "Emėrimet e Drejtorėve nė Policinė e qarqeve kanė qenė tė kundraligjshme", po ashtu thotė Ristani. Demokratėt kėrkojnė lirimin nga detyra tė zv.drejtorit tė policisė Altin Qata dhe rikthimin nė detyrė i Muhamet Rrumbullakut. Deputeti Partisė Socialiste, nėnkryetar komisioni, Taulant Balla, tha se ndryshimet strukturore janė plotėisht tė ligjshme. Socialistėt flasim pėr raportin e SHKB-sė (2013), i cili nėnvizonte njė degradim tė policisė "pėr moszbatimin e tė gjitha kėrkesave tė udhėzimit, pėr pėrdorimin e burimeve tė informacionit, marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerėsimin e tė dhėnave".

HermesNews - ©2014