Video

10/05/2014 18:51:30

Avioni i rrėzuar; prova pėr drogė pak metra larg

Nė pranga njė italian dhe njė shqiptar






TIRANĖ - Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri reagoi sot lidhur me avionin e rrėzuar mesditėn e sotme nė zonėn e Divjakės.

Nė njė deklaratė pėr mediat nga Ministria e Brendshme, Tahiri sqaroi se “sot nė ora 14:40 njė avion i vogėl ka bėrė ulje nė plazhin e Divjakės, ku edhe ėshtė dėmtuar duke thyer njėrėn nga rrotat dhe elikėn. Policia e Shtetit ka ndaluar pilotin, i cili ėshtė shtetasi italian Giorgio Riformato”. Ai bėri tė ditur se nga hetimet paraprake rezulton qė avioni ėshtė nisur nga Rinasi nė orėn 13:26 me leje Nr. 193, lėshuar nga Aviacioni Civil, dhe me destinacion Italinė.

“Nga tė dhėnat paraprake, kjo ėshtė hera e parė qė ky avion ulet nė vendin tonė.Avioni ėshtė gjetur bosh, ndėrkohė qė pretendimi i shtetasit Italian ėshtė se ka bėrė ulje tė detyruar pėr shkak tė defektit teknik, gjė qė pritet tė verifikohet nga hetimet”, tha Tahiri.

Ai sqaroi se paralelisht nga Policia e Shtetit dhe policia kufitare e zonės, sė bashku me forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė, ėshtė bėrė rrethimi i zonės, ku dhe ėshtė identifikuar njė makine tip “Mitsubishi” me targe “AA 794 EU” me njė ngarkese drogė tė llojit hashash, si dhe disa ēanta me lėndė narkotike nė afėrsi tė saj.

“Nė vlerėsimet paraprake, mendohet tė jenė rreth 460 kg kanabis. Sapo jam informuar nga policia se nė kėto momente ėshtė arrestuar drejtuesi i mjetit, Saimir Bajrami, vjeē 35, tė cilit i janė sekuestruar dhe 27.000 euro. Nga tė dhėnat paraprake, ky shtetas ka jetuar nė Itali dhe ka mbrritur nė Shqipėri vetėm 2 ditė mė pare”, deklaroi ministri.

Nė vijim tė hetimeve, ministri tha se “Policia e Shtetit do ju informojė mė shumė pėr kėtė ngjarje, sigurisht edhe nėse avioni dhe fuoristrada e kapur nė atė zone janė pjesė e njė tentativė pėr trafik tė paligjshėm”.

HermesNews - ©2014