Video

07/05/2014 13:15:19

''Europa pėrkrahu fashistėt''

Lavrov: ''ajo qė ndodhi nė Odesa mė 2 maj erdhi si pasojė e fashizmit tė pastėr dhe tė thjeshtė''






MOSKĖ - Ministri rus i Punėve tė Jashtme, Serguei Lavrov akuzoi sot europianėt se po mbyllin sytė pėr rritjen e "fashizmit" nė Ukrainė duke pėrmendur vdekjen e 40 pro-rusėve nė jug tė vendit. “Kjo ka bėrė qė pėr shumė vite tė mbyllen sytė nė Europė mbi faktin qė ideologjia fashiste po tėrheq mbėshtetės tė rinj dhe qė promotorėt e saj po pėrfshihen gjithmonė e mė shumė nė doktrinat e reja”, deklaroi Lavrov gjatė njė ceremonie me rastin e sė fitores sė vitit 1945 mbi regjimin nazist. "Ajo qė ndodhi nė Odesa mė 2 maj erdhi si pasojė e fashizmit tė pastėr dhe tė thjeshtė", shtoi ai.Rreth 40 persona, kryesisht pro-rusė, humbėn jetėn tė premten e kaluar nė njė ndėrtesė zyrtare nė Odessa, qytet portual nė jug tė Ukrainės.“Ne nuk do tė lejojmė fshehjen e fakteve, ashtu siē po tenton tė bėjė aktualisht koalicioni nė pushtet”, theksoi shefi i diplomacisė ruse duke premtuar zbulimin e sė vėrtetės. Bashkimi Evropian kėrkoi javėn e kaluar ngritjen e njė hetimi tė pavarur pėr identifikimin e pėrgjegjėsve tė dhunės. Ndėrkohė kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk konfirmoi se kjo dramė bėn pjesė nė planin rus pėr shkatėrrimin e Ukrainės.

HermesNews - ©2014