04/05/2014 16:36:59
100 tituj pronėsie nė Fier
Rama, ''Toka, sigurisht qė do tė paguhet me njė ēmim, qė do tė jetė 50% mė i ulėt sesa vlera e tregut''
TIRANE - 100 tituj pronėsie pėr banorėt e zonave informale ka shpėrndarė sot kryeministri Edi Rama nė qytetin e Fierit. Kryeministri Rama sqaroi se me daljen e ligjit tė ri nė rastet kur toka ėshtė e familjes nuk ka asnjė detyrim pėr tė shlyer, nėse toka nuk ėshtė e familjes, por ėshtė e shtetit apo e pronarit, do tė ketė njė procedurė tė re dhe shumė mbėshtetėse pėr familjet. Kjo procedurė, tha ai, mbi bazėn e parimit qė legalizimi nė tė gjitha rastet do tė bėhet falas.
"Toka, sigurisht qė do tė paguhet me njė ēmim, qė do tė jetė 50% mė i ulėt sesa vlera e tregut, por pagesa do tė bėhet nė disa mėnyra. Kush do tė paguajė menjėherė, do tė ketė njė ulje tė menjėhershme prej 50%, qė do tė mund ti paguajė me letra me vlerė dhe do tė ketė njė ulje tjetėr prej 20% deri 30 % nė ēmim. Puls do tė ketė dhe njė ulje tė tretė, qė ėshtė njė mesatare prej 400mijė lekėsh tė vjetra, pėr tė paguar energjinė pėr dy vitet e ardhshme. Pra, nuk do ti merren paratė po do ti lihen qytetarit pėr tė paguar energjinė dhe do tė legalizohet menjėherė shtėpia". tha Rama.
Duke vlerėsuar se ndryshimet e bėra nė ligj e lehtėsojnė procesin pėr vetė banorėt, Kryeministri theksoi se nė Fier ėshtė konstatuar njė tjetėr pėrparėsi pėr banorėt, pasi mė shumė se gjysma e ndėrtimeve pa leje janė bėrė nė tokėn e tyre private dhe ata nuk do tė kenė asnjė lloj detyrimi pėr tė shlyer.
"Kėtu, nė Fier, ka njė karakteristikė qė mė bėri shumė pėrshtypje. Janė 26 mijė familje qė presin tė legalizojnė shtėpitė e tyre dhe nga kėto, gjysma, 13 mijė, janė ndėrtime nė tokėn e tyre. Kjo ėshtė njė e dhėnė shumė e vlefshme dhe shumė e mirė, sepse e bėn shumė tė lehtė procesin. Praktikisht, ata qė kanė ndėrtuar nė tokėn e tyre nuk kanė asnjė lloj detyrimi pėr tė shlyer. Nėse deri dje, ju e dini mirė, keni qenė tė detyruar tė paguani, tė paguani, tė paguani pėr ēdo gjė, qė nga bėrja e njė harte e deri tek marrja nė dorėzim e dosjes nga zyra e ALUIZNI-t, sot nuk do tė paguani asgjė", u shpreh mė tej Rama.
HermesNews - ©2014