Video

03/05/2014 18:55:06

Gjanica, lumi mė i ndotur nė vend

Ēdo muaj nė Gjanicė derdhen rreth 12'587-18’091 m3 mbeturina tė lėngshme me pėrmbajtje hidrokarburesh dhe vajėra industriale. Mbetjet spitalore hidhen po ashtu. Lumi ėshtė nė grahmat e fundit






FIER - Rrethi i Fierit ofron dhe potenciale tė rėndėsishme natyrore pėr zhvillimin e tij. Nė pėrgjithėsi kemi tė bėjmė me njė rajon fushor me lartėsi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumė pjellore. Edhe relievet kodrinore janė pėrgjithėsisht tė buta pėr shfrytėzim bujqėsor. Pyjet kanė shumė rėndėsi sė bashku me pasuritė ujore, ku pėrveē detit Adriatik, rrethi pėrshkohet nga lumenjtė Seman, Vjosė e Gjanica. Semani - 281 km i gjatė formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin nė afėrsi tė Beratit. Siperfaqja e pellgut ujėmbledhės ėshtė 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin nė 96 m3/sek.

Semani ėshtė ndėr lumenjtė mė eroziv nė vend.

Vjosa - 272 km i gjatė buron nga malet e Pindit nė Greqi. Sipėrfaqja e pellgut ujėmbledhės ėshtė 6700 km2, ndėrsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/sek.

Gjanica - 67 km buron nga burimet e Poēemit e tė Kalivaēit. Sipėrfaqja e pellgut ujėmbledhės ėshtė 234 km2. Ėshtė njė nga lumenjtė mė tė ndotur nė vend, pėr shkak tė derdhjes sė naftės. Rrethi ka dhe disa liqene artificiale ku mė i madhi e mė i rendėsishmi prej tyre ėshtė ai i Kurjanit me sipėrfaqe 375 ha, ujėrat e tij pėrdoren pėr ujitje.

Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit ėshtė transformuar nga njeriu. Megjithatė rrethi i Fierit dallohet pėr disa lloje bimėsh e kafshėsh sidomos nė pjesėt bregdetare e fushore. Ndėrsa nė ujėrat e detit gjenden shumė lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj. Nėntoka ėshtė mjaft e pasur me lėndė djegėse siē janė gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos - Marinzės, e cila ėshtė dhe zona naftėmbajtėse mė e madhe nė Shqipėri. Gjithashtu nėntoka ėshtė e pasur dhe me materiale ndėrtimi si zhavorre, rėrėra, argjila etj.

Kėto tė fundit janė njė pasuri e mirė pėr biznesin, janė dhe njė fatkeqėsi e madhe pėr tė. Abuzimi me to dhe shpėrfillja prej kaq vitesh ka bėrė qė Fieri tė vuajė nga njė "kancer" qė e pėrshkruan atė mes pėr mes tė qytetit. Rrethi i Fierit ėshtė njė mė tė ndoturat pėr nga lumenjtė.

Pasi fusha naftėnxjerrėse Marinėz - Patos, Rafineria e Naftės Ballsh, AZOTIKU, kanė bėrė ndotjen e Gjanicės dhe basenit lumor Seman duke shkatėrruar florėn dhe faunėn. Ndotja ėshtė paraqitur dhe nė ujėrat nėntokėsore e sipėrfaqėsor. Duke kaluar pėrmes tė qytetit, pėrpara se tė bashkohet me Semanin nė tė shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bėrė ujin e tij pa asnjė formė jete. Eshtė vlerėsuar se ēdo muaj nė Gjanicė derdhen rreth 12'587-18’091 m3 mbeturina tė lėngshme me pėrmbajtje hidrokarburesh dhe vajėra industriale (AKM/NEA, 1997-1998).

Nė kėtė zonė, edhe vlera e BTEX (benzen, toluen, etil-benzen, ksilen) mund tė jetė shumė e lartė. Krahas dėmit nė florėn dhe faunėn natyrore ujore, pėrdorimi i ujit pėr vaditje dhe blegtori ėshtė me rrezik.

Ndotja vjen dhe nga hedhja e naftės. Sikur mos te mjaftonin keto gjera qe te shkaterronin kete mrekulli, lėnia pas dore e pushtetit vendor dhe atij qendror per kaq vite ka sjelle dhe shume problematic te tjera. Shkarkimi i ujėrave tė zeza nga pallatet qė janė ngritur afėr tij dhe lokaleve, janė njė shqetėsim mjaft serioz.

Ēdo gjė i ėshtė shkatėrruar kėtij lumi. Sa hynė nė qytet vėrejmė qė janė bėrė me qindra pallate dhe lokale duke shkatėrruar shtratin kėtij lumi dhe duke e ēuar nė erozion nė vende vende. Prurjet e herė pas here tė mėdha kanė bėrė qė tė sjellė shkatėrrime nė mas dhe dėme tė mėdha materiale. Mos patja e njė plani urbanistik ka bėrė qė tė ngrihen mbi tė dhe afėr tij me qindra lokale dhe hotele, duke i devijuar dhe rrjedhjen.

Pėr ironi tė fatit spitali i Fierit sikur mos tė kishte vend hedhje pėr mbetjet spitalore nė vende tė caktuara nga Ministria Shėndetėsisė, hedh mbetjet spitalore pikėrisht aty, duke sjellė njė ndotje mė tė rrezikshme.

Gjėndja e lumit ėshtė e mjerueshme. Qeveritė asnjėherė nuk i kanė kthyer sytė seriozisht nga kjo mrekulli. Vite mė parė ishte njė parajsė e vėrtetė ku mund dhe tė peshkoje tregojnė tė moshuarit, por kjo mrekulli sot po vdes ngadalė. //HermesNews - ©2014//

Besmir Agalliu