Video

30/04/2014 17:54:02

Kongresi amerikan bllokon ndihmat

Mund tė bllokohen 650 milionė dollarėve tė kėrkuar nga Pentagoni pėr ushtrinė egjiptiane, pėr shkak tė dėnimeve me vdekje






WASHINGTON - Njė senator amerikan me influencė tė fortė deklaroi sot bllokimin e livrimit tė ndihmės financiare tė njoftuar nga Pentagoni pėr ushtrinė egjiptiane, nė shenjė proteste ndaj dėnimit me vdekje tė dhėnė pėr 700 tė dyshuar militantė islamikė. Senatori demokrat, Patrick Leahy kryeson nėnkomisionin pėrgjegjės pėr Buxhetin mbi Marrėdhėniet e Jashtme dhe Ndihmėn Ndėrkombėtare, rrjedhimisht me mbajtjen e kėsaj detyre ai mund tė bllokojė livrimin e 650 milionė dollarėve tė kėrkuar nga Pentagoni, mė 25 prill. Gjatė njė fjalimi tė mbajtur sot para Senatit, ai dėnoi me termat mė tė ashpra “farsėn dhe mashtrimin e inskenuar gjatė kėtij procesi” qė po rezulton nė dhėnien e 700 dėnimeve kapitale. Patrick Leahy u shpreh ”tepėr i shqetėsuar tek shikonte tė Drejtat e Njeriut dhe sistemin gjyqėsor nė njė tė tillė pikė qesharake”.

HermesNews - ©2014