Video

30/04/2014 16:27:37

Interneti mėnjanon celularin

Numri i pajtimtarėve celularė qė pėrdorin shėrbimet 3G tė aksesit broadband nė vitin 2013 arriti rreth 1.2 milion






TIRANE - Sipas tė dhėnave tė raportuara nga autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare pėr vitin 2013, pėrdorimi i internetit ėshtė rritur ndjeshėm, si nga rrjeti fiks, ashtu dhe nėpėr celulare. Numri i pajtimtarėve celularė qė pėrdorin shėrbimet 3G tė aksesit broadband nė vitin 2013 arriti rreth 1.2 milion, duke u rritur me 90%: numri pajtimtarėve me akses broadband 3G me karta USB/modern u rrit me 101 % ndėrsa nr i pajtimtarėve me akses broadband 3G nga aparatet celulare u rrit me 88 %. Nė shėrbimet e ofruara nga rrjetet fikse, aksesi broadband pati rritje tė ndjeshme me 14%. Sipas raportit tė AKEP, evoluimi i teknologjisė dhe sjelljes konsumatore nė drejtim tė kėrkesės pėr akses nė internet kanė bėrė qė shtytėsi kryesor pėr zhvillimin e tregjeve fikse tė jetė aksesi broadband nė internet. Numri i pajtimtarėve me akses broadband nga rrjete fikse nė 2013 u rrit me 14% nė krahasim me 2012 dhe AKEP thekson se tė gjithė operatorėt kryesorė kanė pasur rritje tė numrit tė pajtimtarėve tė aksesi broadband.


komunikatė pėr shtyp