Video

30/04/2014 10:55:27

Projekti i ri per TVSH-ne

Skema e re ligjore per tatimin mbi vleren e shtuar






TIRANE - Zėvendėsministri i Financave, Ervin Mete deklaroi tė mėrkurėn se projekligji i ri pėr TVSH-nė, qė ėshtė nė fazėn e konsultave me grupet e interesit ėshtė hartuar bazuar nė direktivat e Bashkimit Europian dhe sjell njė sėrė ndryshimesh nė skemėn dhe procedurat e kėsaj takse.

Nė njė forum biznesi tė organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisė nė Tiranė, Mete theksoi se ky projektligj, do tė shfuqizojė ligjin ekzistues pėr Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar dhe akteve nėnligjore tė dala nė zbatim tė tij, duke nisur nga 1 janari 2015.

Ndėrkohė ekspertja e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, Enkelejda Pipa tha se sipas draftit tė paraqitur, ulja e TVSH-sė sė barnave, e cila ka hyrė tashmė nė fuqi pėrmes njė udhėzimi tė qeverisė, do tė pėrfshihet nė ligjin e ri. Furnizimi i barnave, shėrbimeve shėndetėsore nga institucionet shėndetėsore, publike dhe private, ėshtė furnizim i pėrjashtuar nga TVSH.Dhoma amerikane e tregetise (2)Foto Flor Abazaj

Pėr barnat e importuara dhe tė prodhuara nė vend, tė pajisura me pullėn e kontrollit me ēmimin me TVSH 10%, me qėllim pėr t’u tregtuar (shitur) qė rezultojnė gjendje nė subjektet farmaceutike deri nė datėn 1 prill 2014, do tė aplikohet TVSH-ja nė shitje siē rezulton e shėnuar nė pullė.

Operacionet e pėrjashtuara sipas kėtij ligji janė: shėrbimet shėndetėsore dhe furnizimet e mallrave dhe shėrbimeve tė lidhura ngushtė me to, tė kryera si nga institucionet shėndetėsore publike dhe nga ato private, por kėto tė fundit duhet tė kryejnė shėrbimin nė kushte sociale tė krahasueshme me ato publike qė tė pėrfitojnė nga pėrjashtimi.

Ndėrkohė, vijoi Pipa, pėrjashtohen nga TVSH edhe shėrbimet e mjekėve nė kuadėr tė ushtrimit tė profesionit tė tyre, tė licencuar nga autoriteti kompetent shėndetėsor, shėrbimet e stomatologėve dhe laborantėve dentarė nė kuadėr tė ushtrimit tė profesionit, furnizimi i organeve, gjakut, qumėshtit njerėzor, shėrbimet dhe mallrat qė kanė tė bėjnė me ndihmėn sociale, mbrojtjen e fėmijėve, tė rinjve, furnizimi i shėrbimeve sportive, kulturore kur kėto shėrbime kryhen nga organizata pa qėllim fitimi dhe me ēmime tė cilat, nėse nuk janė tė aprovuara nga institucionet pėrkatėse, janė jokonkurruese.

Dhoma amerikane e tregetise (3)Foto Flor AbazajKėtu ėshtė vendosur si kriter ēmimi nėn 50% tė ēmimeve tė tregut siē ėshtė aktualisht sipas VKM-sė, pra qė tė rezultojė si masė e marrė pėr ēmime qė nuk janė konkurruese me subjektet me TVSH dhe nuk kanė pėr qėllim fitimin.

Ndėrsa nė draft parashikohet qė arsimi tė mbetet i pėrjashtuar nga Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar. Sipas relacionit tė TVSH, ato qė pėrjashtohen nga kjo taksė janė furnizimet e shėrbimeve tė mėsimdhėnies shkollore dhe universitare sipas ligjeve specifike si dhe furnizimi i mėsimdhėnies shkollore apo universitare nga mėsuesit nė emėr personal.

Me ligjin e ri edhe reklamat qė do tė publikohen apo do tė transmetohen nė media do tė paguajnė edhe Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar, Siē pėrcaktohet nė projektligj, reklamat nga media e shkruar ose elektronike nuk janė tė pėrjashtuara nga TVSH.

“Furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave, pėrveē reklamės, e kemi mbartur si tė pėrjashtuar, por theksojmė se direktivat europiane nuk e kanė tė pėrjashtuar”, theksoi Pipa.

Ndėrkohė, shėrbimet financiare nė pėrgjithėsi me ndonjė ndryshim tė vogėl do tė mbeten tė pėrjashtuara nė pėrputhje edhe me direktivėn; pullat postare, pulla tė taksės e tė ngjashme; lojėrat e fatit, bastet; furnizimi i ndėrtesave; tokės, qiradhėnia e ndėrtesave me disa pėrjashtime. Furnizimi i kartave tė identitetit po ashtu ėshtė specifike, pasi Direktiva nuk e ka njė parashikim tė tillė.

Gjithashtu ėshtė hequr pėrjashtimi pėr furnizimin e hekurit dhe ēimentos ndaj subjekteve ndėrtuese tė hidrocentraleve, tė cilat, nė bazė tė marrėveshjes respektive, i pėrdorin si lėndė tė parė pėr ndėrtimin e hidrocentraleve. Ndėrkohė eshte hequr edhe pėrjashtimi nga TVSH pėr furnizimet e shėrbimeve tė destinuara pėr realizimin e fazave tė kėrkimit dhe tė zhvillimit tė operacioneve hidrokarbure, tė kryera nga kontraktorėt ose nėnkontraktorėt qė punojnė pėr realizimin e kėtyre fazave, si dhe furnizimi i mallrave qė bėjnė kontraktorėt pėr njėri-tjetrin ose nėnkontraktorėt pėr kontraktorėt e tyre ėshtė hequr.

Drafti i ri u shpreh Pipa, eliminon taksimin e dyfishtė tė TVSH-sė pėr transaksionet mes bizneseve shqiptare dhe atyre tė huaja si dhe lehtėson procedurat pėr kompanitė.Dhoma amerikane e tregetise (4)Foto Flor Abazaj
Veē qartėsimeve teknike drafti tenton, sipas Pipės, tė rrisė formalizimin edhe nė sektorin bujqėsor duke parashikuar pajisjen e cdo fermeri me NIPT tė posaēėm ēka do tė bėjė funksionale skemėn e rimbursimit tė TVSH-sė nė bujqėsi.

Forumi vijon punimet mbi problematikat themelore mes biznesit dhe administratės tatimore, ecurinė e rimbursimit tė TVSH – sė dhe marrėdhėniet midis tatimpaguesve dhe zyrave rajonale tatimore. Forumi synon tė informojė anėtarėt e Dhomės Amerikane me risitė e fundit ligjore qė prekin aktivitetin e tyre si dhe pėr tė hapur njė debat diskutimesh me ekspertėt dhe drejtuesit e tatimeve pėr cėshtjet themelore qė shqetėsojnė biznesin.

Dhoma Amerikane e Tregtisė nė Shqipėri ėshtė njė organizatė private e biznesit e angazhuar pėr tė ndihmuar nė pėrmirėsimin e klimės sė biznesit nė Shqipėri si dhe nė pėrmirėsimin e imazhit tė biznesit shqiptar nė tregjet amerikane dhe ndėrkombėtare.

HermesNews - ©2014