Video

30/04/2014 10:42:34

Letra e Tahirit per bashkitė

Pėrmes njė letre drejtuar 14 drejtuesve tė Bashkive, ministri Tahiri kėrkon qė brenda 30 ditėve, te merren masat pėr lirimin e parkimeve publike






TIRANĖ - Ministri i punėve tė brendshme Saimir Tahiri u kėrkon kryetarėve tė bashkive kryesore nė vend, tė marrim masa tė menjėhershme pėr lirimin e hapėsirave publike qė janė shndėrruar nė pikė-shitje pėr automjete.

Pėrmes njė letre drejtuar 14 drejtuesve tė Bashkive, ministri Tahiri kėrkon qė brenda 30 ditėve, te merren masat pėr lirimin e parkimeve publike nga mjetet qė parkohen pėr mė shumė se 15 ditė nė tė njėjtin vend dhe pėr mjetet qė parkimin publik e pėrdorin si pikė-shitje.

“Pushtimi i hapėsirave publike nė anė tė rrugės, duke shėrbyer si vend parkimi i pėrhershėm i automjeteve qė nuk lėvizin prej shumė kohėsh apo dhe si pikė-shitje pėr mjetet e pėrdorura, po nxjerr jashtė qėllimit dhe funksionit tė tyre, vetė parkimet publike si hapėsira tė pėrbashkėta, duke shkaktuar ngarkesė tė pajustifikuar nė trafikun urban dhe pėr rrjedhojė, shqetėsim tė shtuar pėr qytetarėt”, shkruan ministri i Punėve tė Brendshme.

Tahiri shton mė tej nė komunikimin me drejtuesit lokalė, se strukturat e Policisė sė Shtetit mbeten tė gatshme tė bashkėpunojnė duke ofruar ndihmėn e nevojshme pėr lirimin e hapėsirave publike brenda afatit.

“Varrezat urbane tė mjeteve qė nuk lėvizin prej kohėsh apo vitrinat publike tė shitjes sė makinave tė pėrdorura, kanė zaptuar hapėsirėn publike tė destinuar pėr pėrdorim nga qytetarėt qė mjetin e pėrdorin nė mėnyrė tė pėrditshme, por njėkohėsisht, kanė krijuar pasoja jo tė vogla nė trafikun qytetas”, nėnvizoi Tahiri.

Ministri thekson se mbetet nė pritje tė njė reagimi tė shpejtė tė njėsive vendore, nė tė kundėrt Policia e Shtetit do tė veprojė pėr tė liruar vend-parkimet publike dhe duke marrė masat pėrkatėse.

Letra u ėshtė adresuar kryetarėve tė Bashkisė sė Tiranės, Durrėsit, Elbasanit, Fierit, Korēės, Kukėsit, Shkodrės, Vlorės, Sarandės, Peshkopisė, Lushnjes, Pogradecit, Lezhės dhe Kavajės.

HermesNews - ©2014