Video

29/04/2014 20:01:41

Abbas kėrkon marėveshje me Izraelin

''Qė prej krijimit tė Izraelit, askush nuk i njeh kufijtė. Ne jemi tė vendosur tė njohim kufijtė tanė dhe tė tyre dhe pa kėtė nuk do tė ketė paqe''






RAMALLAH - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas kėrkoi sot, pėr vazhdimin e negociatave pėr paqe me Izraelin, qė tė pėrqendrohen kryesisht mbi planin e kufijve si dhe nė bllokimin e kolonizimit. "Qė prej krijimit tė Izraelit, askush nuk i njeh kufijtė. Ne jemi tė vendosur tė njohim kufijtė tanė dhe tė tyre dhe pa kėtė nuk do tė ketė paqe", deklaroi Abbas gjatė njė fjalimi. “Nėse ne dėshirojmė vazhdim tė negociatave duhet tė kemi lirim tė tė burgosurve, te shkojmė nė negociata nė bazė tė njė ndėrprerjeje tė kolonizimit dhe te diskutojme pėr kartat dhe kufijtė”, theksoi Abbas. Bisedimet pėr paqe u ndėrprenė mė 24 prill nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu pas njė marrėveshjeje tė re paqeje mes Organizatės pėr Ēlirimin e Palestinės (OCP) tė Abbas, dhe Hamasit, nė pushtet nė Gaza, qė nuk njihet nga Izraeli.

HermesNews - ©2014