Video

25/04/2014 17:02:51

Riatdhesohen azilantėt e rremė

35 azilkėrkues shqiptarė qė kishin shkelur rregullat e zonės Shengen nė Angli dhe Francė, u riatdhesuan sot






TIRANE - Rreth 35 azilkėrkues shqiptarė qė kishin shkelur rregullat e zonės Shengen nė Angli dhe Francė, u riatdhesuan sot nė Aeroportin Ndėrkombėtar “Nėnė Tereza” nė Rinas. Zv.ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Tiranė, Stephen Hickling, tha nė njė prononcim pėr mediat se “do tė punojmė sė bashku pėr tė kthyer personat qė nuk kanė zbatuar rregullat”.

Ndėrsa njė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Brendshme, u shpreh se ” ne kemi njė firmosur njė marrėveshje pėr lėvizjen e lirė dhe kemi detyrimet tona pėr t’i plotėsuar qė tė lėvizim lirshėm nė vendet Shengen. Disa nga kėta persona kanė shkuar me dokumentacion jo tė rregult duke pėrfituar kalimin e paligjshėm nga kufiri i Francės dhe Anglisė dhe pėr kėtė arsye kthehen sot si persona tė deportuar”.

“Personat e kthyer do t’i nėnshtrohen identifikimit tė mėtejshėm pėr tė parė sesi ata kanė dalė nga kufiri shqiptar. Nėse njė person ka shkelur ligjin e kufirit pėr daljen nga territori shqiptar atėherė ata do t’i nėnshtrohen hetimit pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit, nė rast tė kundėrt nuk do tė lejohen nga pala franceze dhe angleze qė tė qarkullojnė nė tė gjitha shtetet e zonės Shengen”, theksoi pėrfaqėsues i Ministrisė sė Brendshme.

HermesNews - ©2014