Video

25/04/2014 15:10:19

Sė shpejti Banka Bujqėsore

Sė fundi ėshtė miratuar edhe sigurimi i depozitave nė mikrofinaca, njė hap mė afėr ky drejt krijimit tė bankės bujqėsore






TIRANE - Pas mė shumė se 20 vitesh financim nė fshat, mikrofinanca duket e gatshme tė ofrojė po aq shėrbime sa njė bankė. Nė Asamblenė e 13-tė tė Pėrgjithshme tė Unionit Shqiptar tė Kursim Kredisė, qė zhvilloi punimet nė premten nė Tiranė, u vu theksi nė veēorinė e USHKK-sė, si njė ndėr tė vetmit institucione financiare shqiptare qė ka bazuar trėsisht strukturėn e tij institucionale mbi modelin bashkohor tė kooperativave financiare.

Ministri i Financave, Shkėlqim Cani, i pranishėm nė kėtė takim, ftoi pėr ngritjen e njė banke bujqėsore ne sherbim te fermereve. Institucionet e mikrokredisė qė kanė financuar kėto vite fshatin, kanė mundėsi tė bėjnė njė hap mė shumė, tha ministri i Financave. Duke u ndalur nė konsolidimin e aktivitetit financiar tė Unionit Cani theksoi se, “sė fundi ėshtė miratuar edhe sigurimi i depozitave nė mikrofinaca, njė hap mė afėr ky drejt krijimit tė bankės bujqėsore. Deri mė tani, kreditė nė fshat janė dhėnė pėrmes institucioneve tė mikrokredisė dhe vitin e kaluar vetėm nga Unioni Shoqėrive tė Kursim”.

Kredite e vogla nga mikrofinanca mbulojnė mbi 45% tė popullsisė, dhe sot vlerėsohen nga banka e shqipėrisė pėr nivelin e ulėt tė kredive tė kėqija. Ndėrsa nė sistemin bankar kreditė e kėqija janė 24%, nė mikrofinancė ato nuk kapin as 7% tė totalit tė financimit. Mikrokredia mbetet njė partner i rėndėsishėm nė zhvillimin rural tė vendit.

HermesNews - ©2014