Video

25/04/2014 14:18:04

WWF nėnshkruan marėveshje pėr Luginėn e Valbonės

Ky angazhim nėnkupton qė parku i Valbonės do tė ketė nė vitet nė vijim, standarte tė turizmit qė njohin dhe ruajnė vlerat e natyrės






TIRANE - Parku kombėtar Lugina e Valbonės pritet tė krijojė standardete tė reja turizmi. U nėnshkrua tė premten nė Valbonė, marėveshja pėr zhvillimin e turizmit midis pėrfaqsuesve tė WWF Mesdhe, Ministrisė sė Mjedisit, qeverisjes lokale, shėrbimeve tė mikpritjes dhe komunitetit tė zonės. Ky angazhim nėnkupton qė parku i Valbonės do tė ketė nė vitet nė vijim, standarte tė turizmit qė njohin dhe ruajnė vlerat e natyrės, respektojnė traditat kulturore tė vendit, promovojnė prodhimet lokale, duke i dhėnė njėkohėsisht asaj njohjen ndėrkombėtare qė i takon si destinacion elitar.Marrėveshja e sotme u arrit pas 6 muaj pune pėrgatitore tė projektit Parqet Dinarike tė Shqipėrisė. “Ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr tė ardhmen e trashėgimisė natyrore tė zonės Valbonė”, tha Andrea Stefan, pėrfaqėsuese e WWF. Ekspertėt e WWF dhe INCA (Instituti pėr Ruajtjen e Natyrės Shqipėri) do tė mbėshtesin grupet e interesit tė zonės Valbonė drejt ngritjes sė nje modeli tė ri turizmi nė parqet kombėtare qė mund tė ndiqet nė tė ardhmen nga 14 parqet e tjera te Shqipėrisė.

HermesNews - ©2014