Video

25/04/2014 10:29:37

Grup hetimor pėr akuzat e trafikut tė ushtrisė

Kuvendi i Shqipėrisė nė njė seancė qė zgjati mė shumė se 11-tė orė miratoi tė gjitha pikat e rendit tė ditės ku ndėr tė tjera dhe vijimėsinė e punės pėr 30-tė ditė nga data e pėrfundimit tė punės (13 Prill 2014), e komisionit hetimor pėr transferimet, lėvizjet dhe emėrimet nė policinė e shtetit






TIRANĖ - Kuvendi i Shqipėrisė miratoi rreth mesnatė me 75 vota pro dhe 15 kundėr ndryshimet ligjore "Pėr deklarimin dhe kontrollin e pasurive, tė detyrimeve financiare tė tė zgjedhurve dhe tė disa nėpunėsve publikė" tė ndryshuar.

Kuvendi sot miratoi me votat e maxhorancės ngritjen e grupit hetimor mbi akuzat e opozitės pėr implikimin e ushtrisė nė trafikun e drogės.

Kuvendi i Shqipėrisė nė njė seancė qė zgjati mė shumė se 11-tė orė miratoi tė gjitha pikat e rendit tė ditės ku ndėr tė tjera dhe vijimėsinė e punės pėr 30-tė ditė nga data e pėrfundimit tė punės (13 Prill 2014), e komisionit hetimor pėr transferimet, lėvizjet dhe emėrimet nė policinė e shtetit pėr periudhėn Tetor 2013-Janar 2014 dhe ndikimi i kėtyre lėvizjeve nė pėrkeqėsimin e punės sė policisė sė shtetit.

Kuvendi me votat e mazhorancės votoi edhe pr/vendimin pėr shtimin e pėrbėrjes sė Komisionit tė reformės territoriale. Anėtarja mė e re e kėtij komisioni do tė jetė Blerina Gjylameti. Ky pr/vendimi u miratua me 74 vota pro dhe 14 kundėr.

Kuvendi i Shqipėrisė gjithashtu votoi 85 vota pro dhe asnjė votė kundėr Rratifikimin e marrėveshjes sė huas ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Fondit Saudit pėr Zhvillim pėr financimin e projektit tė ndėrtimit tė rrugės Tiranė - Elbasan - Qukės - Qafė e Plloēės”.

HermesNews - ©2014