Video

24/04/2014 18:25:12

Korrupsioni, fjalė dite nė Kuvend

''Veē ish-Kryeministrit nė sallėn e Kuvendit ka dhe ish-ministra, qė sė bashku me doktorin vetėm falė kartės sė deputetit nuk janė nė gjykatė duke dhėnė llogari pėr shkeljet e tyre, por qė flasin pėr drejtėsi, kur nė kurriz mbajnė skandale tė tilla si, Gėrdeci me 24 viktima''






TIRANĖ - Ministri i Punėve tė Brendshme, Saimir Tahiri tha sot nga foltorja e Kuvendit, nė diskutimet pėr Pr/ligjin pėr deklarimin e pasurive nė ILDKP nga zyrtarėt e lartė, se "Nuk ėshtė e kėndshme tė dėgjosh ish-Kryeministrin tė flas pėr luftėn ndaj korrupsionit dhe pėr rėndėsinė e transparencės, kur djali i tij ėshtė artikuluar disa herė pėr afera korruptive, ndėrsa vajza e tė cilit i dorėzoi njė biznesmeni tė ardhur nga larg pėr tė investuar nė vendin tonė njė "faturė" shumė tė shėndetshme si ēelės tė suksesit pėr biznesin e tij, duke shuar ėndrrat e shumė familjeve shqiptare pėr tu punėsuar", tha Tahiri. "Veē ish-Kryeministrit nė sallėn e Kuvendit ka dhe ish-ministra, qė sė bashku me doktorin vetėm falė kartės sė deputetit nuk janė nė gjykatė duke dhėnė llogari pėr shkeljet e tyre, por qė flasin pėr drejtėsi, kur nė kurriz mbajnė skandale tė tilla si, Gėrdeci me 24 viktima…etj", shtoi ai. "Qeveria jonė, ka shkuar nė Prokurori duke dėrguar dosje pėr zyrtarėt e lartė, por ju shkuat edhe nė derėn e qelisė sė burgut pėr ta mbrojtur. Prandaj, kjo ėshtė arsyeja qė ne duam ta reformojmė sistemin, pėr t'i dhėnė pavarėsi nė vendimmarrje, qė sistemi tė funksionoj edhe jashtė dėshirės apo interesit tonė, duke qenė nė karhė tė qytetarėve, kjo ėshtė kryefjala nė luftėn ndaj korrupsionit. Politika e skajshme, nuk e ndihmon dot luftėn ndaj korrupsionit, prandaj ju them hajde na vini nė provė me fakte, jo me fjalė, pasi ne jemi tė parėt qė duam tė jemi nė provė, por gjithmonė me fakte. Duam shtetin e sė drejtės, shtetin e barazisė", pėrfundoi Tahiri.

HermesNews - ©2014