Video

21/04/2014 18:22:33

Zjarr nė barakė, digjen nėnė e bir. Plagoset babai

Apeli i Totozhanit, ''nėse nuk do tė kategorizohen komunitet nė riskt Romėt dhe Egjiptianėt, nuk i ndihmojnė dot''






ELBASAN - Ngjarje tragjike ne Elbasan. Nje familje rome eshte shkrumbuar thuajse e tera, pas zjarrit qe perfshihu baraken ku jetonin. Ngjarja ndodhi ne lagjen "Brigada e 17 Sulmuese". Flaket dogjen fėmijėn 7 vjeē Kristian Basha dhe nėnėn e tij, Lumturie Basha ndėrsa bashkėshorti i familjes ka marrė plagė dhe ndodhet nė spital. Zjarri dyshohet qė tė ketė pėrfshirė barakėn ku jetonte familja rome rreth orės 23:30 tė fundjavės qė lamė pas. Baraka eshte djegur ne kohe rekord per shkak te materialit te lehte me te cilen ishte bere baraka, dhe zjarrefikesat nuk kane mundur te mberrijne ne kohe per te shpetuar nene e bir. Zjarrėfikėsit mundėn tė shpėtojnė vetėm kryefamiljarin Edmond Seferi. Trupat e gruas dhe fėmijės sė tij janė gjetur tė karbonizuar nga flakėt e zjarrit. Policia thote se flaket kane qene aksidentale.

Pranė familjes shkoi sot Avokati i popullit Igli Totozhani, "Nėse nuk do tė kategorizohen komunitet nė riskt Romėt dhe Egjiptianėt, nuk i ndihmojnė dot bashkitė. Ka nevojė pėr njė ndryshim ligji dhe Avokati i popullit ka dy vjet qė kėrkon ndyshimin e ligjit pėr tė pastrehėt. Duhet tė ndryshohet ligji qė tė zgjidhet kjo situatė, nė mėnyrė qė edhe kėta njerėz tė pėrfitojnė njė lloj precedence. Qeveria dhe pushteti lokal duhet tė dėgjojė, sepse kėrkohet njė zgjidhje definitive, tė ndryshohet legjislacioni edhe pėr kėtė komunitet, me qėllim qė tė pėrfitojnė strehim."

HermesNews - ©2014