Video

21/04/2014 14:20:49

Mesazhi i Topit ndaj Prokurorisė

''Imami, i cili ka qenė i pari qė ka bėrė publike kėto akuza, duhet ta ketė menduar mirė fatin e tij politik dhe juridik''






TIRANE - "Nėse Shqipėria do tė ishte njė shtet i fortė, Imami do tė kishte kujdes tė madh para se tė hidhte akuzat pėr FA-nė", tha kreu i Frymės sė Re Demokratike, Bamir Topi. Akuzat per trafik droge nuk i kane lene ne heshtje Topi, i cili nė mbledhjen e Asamblesė tė Frymės sė Re Demokratike, tha se, "Imami, i cili ka qenė i pari qė ka bėrė publike kėto akuza, duhet ta ketė menduar mirė fatin e tij politik dhe juridik."

"Nė Shqipėri sigurisht qė ndėr vite ka qarkulluar drogė dhe qeveritė i dinė shumė mirė pėrgjegjėsitė e tyre nė lidhje me kėtė punė, sepse gjithēka zbardhet nga pikat e kontrollit tė vendeve fqinj. Akuza zgjati vetėm nė disa orė, sepse pas disa orėsh e panė gabimin qė bėnė, akuzuan FA-nė, ata qė na kanė mbuluar shumė defekte qė kemi pasur si shtet, duke shėrbyer nė lufta dhe duke qenė pjesa e krenarisė sonė kombėtare", tha Topi qė i kėrkon institucioneve tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsinė e kėtyre deklaratave.

Politikanet nuk ndeshkohen "per asgje", si rrjedhoje i ndryshimeve kushtetuese te 8 viteve me pare, sipas Topit dhe prandaj "Parlamenti sot sipas tij ėshtė kthyer nė njė institucion tė gallatės."

"Gjashtė mė parė nė 21 Prill tė vitit 2008 unė isha president, Parlamenti shqiptar nė atė kohė ndėrmori njė akt, i cili siē po rezulton edhe pas 6 vitesh ishte njė akt i menduar mirė nga dy njerėz, tė cilėt pa pasur asnjė lloj afiniteti politik shkuan nė njė vendim, ku tė dy ishin shumė tė gatshėm pėr tė bėrė ndryshime substanciale nė Kushtetutė. Ndryshimi i Kushtetutės ka bėrė qė politikanėt tė mund tė bėjnė gjithēka e tė mos ndėshkohen pėr asgjė", u shpreh ai.

HermesNews - ©2014