Video

19/04/2014 15:29:41

Mazhoranca ndėrron strategji. Jo prokurori, komision hetimor

Komision hetimor pėr akuzat. Depozitohet kėrkesa e PS dhe LSI-sė






TIRANE - Mazhoranca kėrkon ngritjen e komisionit hetimor pėr zbardhjen e plotė tė motiveve, verifikimin e plotė tė fakteve qė provojnė ose pėrgėnjeshtrojnė akuzat e artikuluara publikisht nga pėrfaqėsues tė lartė politikė kundrejt FA pėr vėnien nė dispozicion tė infrastrukturės sė Ushtrisė pėr veprimtari kriminale, transport i lėndėve narkotike.

Kėrkesa ėshtė depozituar nga grupet parlamentare tė PS-sė dhe LSI-sė, sic njoftoi me anė tė njė deklarate pėr shtyp nėnkryetari socialist i grupit, Taulant Balla.

"Zbardhja e plotė tė motiveve dhe arsyeve, si dhe tregimin e fakteve dhe provave, mbi tė cilat janė mbėshtetur kėto akuza, kanė njė rėndėsi tė vecantė pėr imazhin e Forcave tė Armatosura tė njė vendi anėtar tė NATO-s, nė pėrmbushje tė detyrimeve qė rrjedh nga ky anėtarėsim", thuhet nė deklaratė.

Me ngritjen e komisonit, maxhoranca ka pėr qėllim dhe informimin e opinionit publik, pėr vėrtetėsinė ose pavėrtetėsinė e kėtyre akuzave.

"Kėrkohet tė informohet opinioni publik pėr angazhimin qė ka marrė pėrsipėr Qeveria shqiptare, pėr tė identifikuar dhe parandaluar cdo shfaqje dhe veprim korruptiv me pronat dhe infrastrukturėn e Forcave tė Armatosura si dhe nė Ministrinė e Mbrojtjes, me qėllim rikthimin e dinjitetit tė munguar dhe vendit qė i takon Forcave Armatosura", thekson Balla nė emėr tė shumicės parlamentare.

HermesNews - ©2014