Video

16/04/2014 11:36:26

Prilli me dėborė dhe pa drita

Bllokohen disa akse rrugore; dėbora shkėput dritat nė Kalimash, Fushė - Arrėz, Kukės dhe Bajram Curri. Situata nėn kontroll





SHKODĖR - Nėse tė gjithė mendonin se kishte ardhur koha pėr tė hequr palltot, kjo pėr shkak tė muajit qė bashkė me ditėt e pranverės, solli sot reshje dėborė nė pjesėn veriore dhe jugore tė vendit. Kjo situatė me shi dhe dėborė ka i shkaktuar probleme qarkullimit tė automjeteve. Prefektura e shkodrės njofton se akset Pukė-Fierzė, Fushė Arrės-Iballė (Pukė) dhe nė zonėn e Qafė Malit ku trashėsia e dėborės ka shkuar 50 cm, janė zonat mė problematike nė vend. Mjetet e specializuara tė borėpastrueseve janė nė terren duke punuar pėr normalizimin e situatės. Nė disa prej zonave tė thella malore, ka pasur shkėputje tė energjisė elektrike. Operatori i sistemit tė transmetimit njofton, se pėr shkak tė kushteve klimaterike tė rėnduara dhe reshjeve tė dėborės nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė konkretisht nė zonat: Kalimash, Fushė - Arrėz, Kukės dhe Bajram Curri, ka pasur ndėrprerje tė energjisė elektrike. Ekipet po punojnė pavarėsisht kushteve klimaterike pėr rikthimin nė normalitet tė linjave qė furnizojnė kėto zona.


HermesNews - ©2014