Video

15/04/2014 14:21:56

Siguria; GPS pėr mjetet lundruese e tonazhit tė ulėt

Nuk ka kthim tė moratoriumit antiskaf !






TIRANE - Tė gjithė mjetet lundruese motorike tė tonazhit tė ulėt, nėn 20 ton, duhet tė regjistrohen dhe tė pajisen me GPS, kjo pas ndėrhyrjes sė Ministrisė sė Brendshme nė ligjin pėr regjistrimin, klasifikimin, mėnyrėn e pėrdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nėn 20 tonė.

Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri, gjatė raportimit nė Komisionin e Ligjeve theksoi, se kjo do tė rriste sigurinė e jetės sė njerėzve nė plazhe si dhe do tė kishte nėn kontroll kėto mjete lundruese pėr tė parandaluar trafikun e lėndėve narkotike apo dhe trafikun e qenieve njerėzore.

Ai deklaroi se nuk do tė ketė rikthim tė moratoriumit antiskaf, i cili sipas tij ka dėshtuar gjatė gjithė viteve tė zbatimit tė tij.

Sanksione do tė merren pėr subjekte qė nuk do tė zbatojnė ligjin. Nga 10 mijė deri nė 50 mijė lekė dhe sekuestrim mjeti, dėnohen personat qė nuk janė regjistruar mjetin e tyre motorik nėn 20 tonėsh ose nuk kanė GPS.

Pėr shkeljen e rregullave tė sigurisė pėr pushuesit nė plazhet publike dhe jopublike, det apo liqene, kur mjeti motorrik afrohet me tepėr se 300 metra nga bregu, gjoba varion nga 100 mijė deri nė 150 mijė lekė, gjithashtu dhe sekuestrim tė mjetit.

HermesNews - ©2014