Video

15/04/2014 09:25:15

Vdes Sali Protopapa, 91 vjeē

nga Roland Qafoku






HermesNews - Dje u nda nga jeta nė SHBA Sejfi Protopapa, ose mė saktė personazhi real Sali Protopapa i romanit “Komisari Memo” apo I filmit “I teti nė bronz”.

Pėr mua ishte dyfish njė lajm i keq: E para se vdiste njė personazh qė ndryshe na e kishim treguar nė historinė dhe letėrsinė tonė dhe e dyta pėr mua si gazetar Sejfi Protopapa ėshtė nė njė farė mėnyre personzhi i karrierrės time.

Nė vitin 2001 kur unė isha nė njė specializim nė SHBA fati e deshi tė zbuloja pikėrisht atė qė ne nė Shqipėri e njihnim ndryshe dhe qė nė fakt ishte jo vetėm njė personazh shumė pozitiv, shumė inteligjent por edhe njė shqiptar i madh.


Krejt ndryshe nga ajo qė kemi lexuar nė libėr dhe parė nė film, Protopapa ishte sė pari njė intelektual I klasit tė parė, fizikant nė laboratorin e famshėm tė CIA-s nė Los Alamos dhe njė atdhetar qė kurrė nuk e hoqi nga goja fjalėt Shqipėri.

Pak kohė mė vonė unė botova njė cikėl tė zgjeruar shkrimesh nė gazetėn Panorama kur unė isha kryeredakor i saj dhe nė vitin 2010 pata njė intervistė tė gjatė kur isha drejtor I Informacionit nė televizionin Ora News.

Janė tė pakta fjalėt tė pėrcjell pėr jetėn e kėtij shqiptari qė arriti tė bėhej komandat i rinisė balliste nė njė kohė kur kuptohej se nuk ishte krim tė luftoje pushtuesit edhe nėse nė kokė mbaje qeleshen me shqiponjėn e zezė, apo largimine tij nga Shqipėria dhe kalimin e jetės tjetėr nė atdhe tė huaj.

Ishe shokuar nė fund tė viteve 80-tė kur mėsoi se mbiemri Protopapa nė Shqipėri thjesht ishte njė armik publik dhe njė libėr dhe njė film e kishin diskretituar sa s'ka mė keq emrin dhe figurėn e tij. Me shumė humor mė tregoi se si kishte takuar vetė Dritėro Agollin nė shtėpinė e tij nė Tiranė nė vitin 1990 dhe sipas tij "pimė sabashku me keq se sa Saliu nė film".

Pra njė njeri edhe pse kishte kaluar njė kalvar dhe njė denigrim tė emrit kurrė nuk urreu dhe kurrė nuk tha njė fjalė tė keqe. Pėr mua ėshtė njė humbje e dhe jo vetėm pėr familjen por edhe humbja e njė personazhi tipik se si sistemi komunist jo thjesht i urrente kundėrshtarėt por i denigronte nė atė farė feje siē bėri me tė.

Sali Protopapa tė paktėn pa me sytė e tij dhe dėgjoi me veshėt e tij se nė Shqipėri nuk ishte mė ai Saliu i keq qė shqiptarėt njohėn gjatė komunizimit, por njė atdhetar dhe njė njeri i jashtėzakonshėm. Tė paktėn kėtė brengė nuk e mori me vete. U prefsh nė paqe shqiptar i madh !

HermesNews - ©2014