Video

11/04/2014 20:20:45

FBI, mirėnjohjeje pėr policinė

Jepen ēertifikatat e mirėnjohjes pėr punonjėsit e Policisė sė Shtetit






TIRANE - Prokurori i Pėrgjithshėm i Teksasit dhe Zyra e FBI-sė nė SHBA, kanė vlerėsuar me certifikata mirėnjohje 7 punonjės tė Policisė sė Shtetit, pėr kontributin e dhėnė nė kuadėr tė operacionit “Ėndrra e keqe”, gjatė tė cilit u godit njė organizatė kriminale qė vepronte nė fushėn e trafikut tė drogės, pastrimit tė parave, mashtrimit dhe korrupsionit.

Certifikatat e mirėnjohjes u dhanė pėr punonjėsit e Policisė sė Shtetit: Ervin Hasrama, Orest Afezolli, Elvin Karaj, Ilirjan Avrami, Alban Dautaj, Artemida Koēiraj dhe Besim Bashaj.

Nė ceremoninė e zhvilluar nė ambientet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit ishin tė pranishėm Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė pėr Krimin e Organizuar e Krimet e Rėnda, Z. Sokol Bizhga, Pėrfaqėsuesi i Zyrės sė FBI-sė Z. Andrew della Rocha, drejtues tė strukturave pjesė e tė cilave janė punonjėsit e policisė tė vlerėsuar, si dhe pėrfaqėsues nga Zyra e Sigurisė sė Ambasadės sė SHBA-sė.

Gjatė ceremonisė sė zhvilluar pėrfaqėsuesi i Zyrės sė FBI-sė Z. Andrew della Rocha, duke shprehur falėnderimet nė emėr tė FBI-sė pėr punonjėsit e vlerėsuar, theksoi se ceremonia e sotme ėshtė organizuar pėr shkak tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme qė kjo ēėshtje ka pasur dhe punės suaj individuale dhe kolektive, si dhe pėrshtypjeve tė jashtėzakonshme qė ju keni dhėnė.

“Pėrshtypjet qė ju keni dhėnė kanė qenė tė jashtėzakonshme e prandaj e organizuam kėtė ceremoni. Nga ana tjetėr ne bashkėpunojmė ēdo ditė me njėri-tjetrin, bashkėpunimi ėshtė i jashtėzakonshėm, e ne jemi mirėnjohės pėr kėtė bashkėpunim tė vazhdueshėm. Pėrfaqėsuesi i Zyrės sė FBI-sė dhe Prokurori i Teksasit ju falėnderojnė personalisht tė gjithė juve, para drejtuesve dhe kolegėve pėr punėn qė ju keni bėrė.

Nė emėr tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Teksasit ju pėrgėzoj pėr kontributin tuaj dhe angazhimin tuaj nė pėrfundimin me sukses tė operacionit “Ėndrra e keqe”. Operacioni “Ėndrra e keqe” kishte tė bėnte me njė organizatė kriminale tė pėrfshirė nė trafik droge, pastrim parash, korrupsion e mashtrim. Organizata pėrbėhej nga 19 persona, mes tyre dhe njė shtetas shqiptar. Nė kėtė ditė qė ne flasim afėrsisht 1 milion e 100 mijė dollarė u janė sekuestruar anėtarėve tė kėsaj organizate kriminale.” – u shpreh Z. Rocha.

Nė vlerėsimin e shprehur Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Teksasit falėnderon nė mėnyrė tė veēantė pėr bashkėpunimin e jashtėzakonshėm pa tė cilin nuk do tė ishte e mundur qė ky hetim tė pėrfundonte me sukses.

Ndėrkohė Zyra e FBI-sė gjithashtu nė vlerėsimin e saj shprehet jemi krenarė pėr punėn qė ju keni bėrė, pėr bashkėpunimin me zyrėn e FBI-sė nė pėrpjekjen e pėrbashkėt pėr luftėn ndaj krimit. Krimi i organizuar s’ka mė kufij dhe agjencitė e zbatimit tė ligjit duhet tė bashkėpunojnė ngushtė me njėra tjetrėn, Zyra e FBI-sė u ėshtė mirėnjohės pėr kontributin Tuaj.

Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Z. Sokol Bizhga, duke falėnderuar pėr vlerėsimin e bėrė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, shprehu vlerėsimet e tij dhe pėrgėzimin pėr ēdonjėrin prej punonjėsve tė policisė tė vlerėsuar me certifikatė mirėnjohje, pėr angazhimin e tyre tė vazhdueshėm, pėr punėn qė ato realizojnė ēdo ditė gjatė pėrmbushjes sė misionit dhe detyrave tė organizatės sė Policisė sė Shtetit.

Nė emėr tė punonjėsve tė vlerėsuar me certifikata mirėnjohje, Z. Orest Afezolli, falėnderoi Zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Teksasit e Zyrėn e FBI-sė pėr vlerėsimin e bėrė atyre si punonjės tė Policisė sė Shtetit.

Ne kemi bėrė detyrėn tonė dhe fakti qė procedurat e punės sonė dhe puna qė ne bėjmė ėshtė pranuar nė organet e drejtėsisė nė SHBA dhe nga Zyra e hetimit tė FBI ėshtė tregues i vlerave tė punės sė punonjėsve tė policisė, u shpreh Z. Afezolli. Po ashtu falėnderoi nė mėnyrė tė veēantė tė gjithė ata qė i ndihmuan e bashkėpunuan gjatė kohės sė qėndrimit nė SHBA.

komunikatė pėr shtyp