Video

11/04/2014 20:13:47

KLD emeron gjykatesit

Pas pėrfundimit tė procesit tė votimit, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė me shumicė votash, vendosi t’i propozojė Presidentit tė Republikės emėrimin e Gentiana Xhelili, nė Gjykatėn Administrative tė Shkallės sė Parė Vlorė






TIRANĖ - Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, nėn drejtimin e Presidentit Bujar Nishani, zhvilloi sot mbledhjen e radhės, e cila nisi me diskutimet pėr zgjidhjen e situatės sė organikės nė lidhje me numrin e gjyqtarėve nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Lushnjė, duke mbajtur parasysh Dekretin e Presidentit tė Republikės.

Nė vijim tė rendit tė ditės, Kėshilli shqyrtoi kandidaturat pėr emėrimin e kryetarit tė Gjykatės sė Apelit Durrės. Pasi dėgjuan platformat e dy kandidatėve, anėtarėt e Kėshillit vendosėn me shumicė votash emėrimin si Kryetar tė Gjykatės sė Apelit Durrės, tė Petrit Ēeno.

Mė tej mbledhja e Kėshillit vijoi me shqyrtimin e kandidaturave pėr emėrimin e kryetarėve tė Gjykatave tė Rretheve Gjyqėsore Dibėr. Pasi dėgjuan platformat e kandidatėve, anėtarėt e Kėshillit vendosėn me shumicė votash emėrimin pėrkatėsisht si kryetar tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Dibėr tė Halil Vani.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturės sė znj. Gentiana Xhelili, aktualisht gjyqtare nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Sarandė, pėr emėrim nė Gjykatėn Administrative tė Shkallės sė Parė Vlorė.

Pas pėrfundimit tė procesit tė votimit, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė me shumicė votash, vendosi t’i propozojė Presidentit tė Republikės emėrimin e Gentiana Xhelili, nė Gjykatėn Administrative tė Shkallės sė Parė Vlorė.

Kėshilli, duke pasur parasysh numrin e madh tė cėshtjeve pėr diskutim nė rendin e ditės si dhe duke qėnė i ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė qė ka diskutimi i procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarėve, vendosi shqyrtimin e propozimeve tė Ministrit tė Drejtėsisė pėr procedimin disiplinor pėr pesė gjyqtarė nė njė seancė plenare tė vecantė e cila do tė mbahet ditėn e martė datė 15 prill 2014.

HermesNews - ©2014