Video

11/04/2014 19:58:13

Publikohet korrespondenca mes Rames dhe Tahirit

Vihet nė diskutim parimin mbi drejtėn e korrespondencės: Noka publikon mesazhet qė kryeministri i ēoi Tahirit






TIRANĖ - Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri, i ėshtė pėrgjigjur sot anėtarėve tė Komisionit hetimor lidhur melėvizjet nė Policinė e Shtetit.

I pranishėm nė Komisionin Hetimor pėr hetimin e largimeve, lėvizjeve dhe emėrimeve nė Policinė e Shtetit pėr periudhėn Shtator 2013 - Janar 2014, Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri i cili tha se shifrat ushtojnė mė shumė se zėri im dhe dėshira ime.

"Drejtori i Policisė sė Shtetit nuk ka asnjė “kritikė” nė punėn e tij, pėrkundrazi ka marrė edhe disa medalje. Emėrimet e drejtorėve tė qarėqeve janė bėrė nė konsultim dhe me Ish-Drejtorin e Policisė sė Shtetit dhe konform ligjit, ndėrsa pėr lėvizjet e tjera tė realzuara mbas emėrimit tė Didit janė nė konsultim, por pėr kėtė duhet tė pyseni vetė nėnshrkuesin e emėrimit tė tyre", theksoi Tahiri.

Ministri i Brendshėm, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė anėtarėve tė Komisionit Hetimor bėri dhe njė rezume tė panoramės qė ai qasi me tu ulur nė tryezėn e Ministrit tė Brendshėm. “Gjendja ishte skandaloze. Nė muajin shtator Policia e Shtetit ishte e gjunjėzuar, ndėrsa njė pjesė e drejtuesve nuk plotėsonin kriteret e nevojshme pėr tė drejtuar Policinė me moshė mesatare mbi 45 vjeē dhe qė kishim 1 punonjės policie pėr 400 persona, ndėrsa nė vendet fqinje numri si Kosove njė polici mbulon 204 banor, nė Kroaci 1 Polic mbulon 170 banor dhe nė maqedoni njė polic mbulon 190 banor.

Mė lejoni tju theksoi se gjatė kėtyre muajve janė ndryshuar, lėvizur, transferuar etj vetėm 2% e policisė sė Shtetit”, theksoi Tahiri.Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ne komisionin parlamentar per largimet, lėvizjet, emėrimet nė Policinė e Shtetit Foto Albert Myftaraj.

"Nė Policinė e Shtetit janė ngritur nė gradė nė kundėrshtim me ligjin 122 punonjės, nga kėta njė pjesė edhe me shkollė tė mesme. Nga 2005-2013 janė shkarkuar 3188 punonjės policie, pėrjashtuat 440 dhe ripranuar 1683", tha Tahiri. "Janė gjetur shkelje flagrante tė bėra rreth 40 punonjės. Shkeljet jane nė tendera pėr uniformėn, pėr kamerat etj", u shpreh ministri Tahiri.

Publikimi i njė mesazhi qė ish-ministri i Brendshėm Flamur Noka pretendon se kryeministri Rama ja ka dėrguar nė celular Tahirit ka ndezur nė debate tė forta dhe akuza sallėn e Komisionit tė ngritur pėr hetimin e lėvizjeve nė polici. Ministri Tahiri, konfirmoi ekzistencėn e mesazhit, por hodhi poshtė aludimet se ja ka dėrguar kryeministri. Ministri i Brendshėm deklaroi se mesazhin nuk e ka marrė nga kryeministri Rama por ai ua ka dėrguar vetė bashkėpunėtorėve tė tij.

Por mė shumė se pėrmbajtja e mesazhit, ajo qė ka shkaktuar reagimin e mazhorancės ėshtė fakti qė njė ish ministėr bėn publik njė mesazh tė njė ministri aktual, duke aluduar se ka pėrgjuar komunikimin telefonik mes kryeministrit Rama dhe ministrit Tahirit.

Deputeti socialist Blendi Klosi kėrkoi ndėrprerjen e seancės dhe verifikim pėr deklaratat e Nokės, ndėrsa ish-ministri i Drejtėsisė Eduard Halimi, tha qė mėnyra se si Flamur Noka ka marrė mesazhin tė hetohet jashtė kėtij komisioni.

Mė tej, gjatė komisionit Ministri Tahiri u pyet pėr gjendjen e krimit dhe rendit, pėr tė cilėn Tahiri garantoj se shifrat tregojnė njė sukses tė Policisė, ndėrsa i kujtoi pjesėtarėve tė Komisionit se qėllimi i Komisionit ishin burimet njerėzore.

Nė fund tė debatit qė zgjatit thuajse 6-tė orė, Zv/Kryetari i Komisionit, Deputeti PS-sė, Taulant Balla kėrkoi qė tė nisej faza e pėrpilimit tė raportit, c’ka u refuzua nga deputetėt e opozitės tė cilėt theksuan se ka fakte tė reja nė dobi tė komisionit tė cilat do referohen nė mbledhjet e ardhėshme.

Mė parė nė komision kanė dėshmuar si tė njohur me fakte, Drejtori i Policisė sė Shtetit, Artan Didi, ish-Drejtori i Policisė sė Shtetit, Hysni Burgaj dhe njė pjesė e mirė e punonjėsve aktuale, por dhe ish-punonjėsve tė Policisė sė Shtetit.

Komisioni Hetimor pėrbėhet nga 15-tė anėtare, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca. Komisioni i Kėrkuar nga Partia Demokratike drejtohet nga deputeti i PD-sė, Arben Ristani, ndėrsa nėnkryetar ėshtė deputet i PS-sė, Taulant Balla.

Komisioni Hetimor i votuar mė datė 13 Shkurt 2014 nė Kuvendin e Shqipėrisė, nisi punėn mė datė 17 shkurt dhe sipas vendimit tė Kuvendit ka njė kohėzgjatje prej 2 muajsh, pra pritet tė japė konkluzionet e tij mė datė 17-prill.

Burime pranė Partisė Demokratike kanė bėrė tė ditur se deputetėt e opozitės po pėrgatisin shkresėn zyrtare pėr tė kėrkuar shtyrjen e afatit tė punės sė tij edhe pėr njė muaj, pasi komisioni ėshtė nė fazėn e hetimeve dhe ende nuk kanė nisur diskutimet pėr tė nxjerrė pėrfundimet e punės.

HermesNews - ©2014