Video

11/04/2014 14:52:56

S&P vlerėson ekonominė shqiptare

S&P ka argumentuar se shkaku pėr ndryshimin e vlerėsimit tė Outlook-ut nė ''stabėl'', ka qenė nėnshkrimi i marrėveshjes me Fondin Monetar Ndėrkombėtar






TIRANE - Programi tre vjeēar i bashkėpunimit mes Qeverisė dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar FMN-sė ka rikthyer vlerėsimin pozitiv pėr ekonominė shqiptare nga kompania e njohur “Standard & Poor’s”.

Mė 11 prill 2014, sipas njoftimit zyrtar, kompania e vlerėsimeve “Standard & Poor’s” ka rishikuar vlerėsimin e Outlook-ut pėr Republikėn e Shqipėrisė duke e ndryshuar nga negativ nė tė qėndrueshėm, si dhe ka konfirmuar edhe njė herė vlerėsimin e kreditimit afatgjatė dhe afatshkurtėr nė B/B.

“S&P” ka argumentuar se shkaku pėr ndryshimin e vlerėsimit tė Outlook-ut nė “stabėl”, ka qenė nėnshkrimi i marrėveshjes me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, si edhe pėrfshirja nė programin e saj, duke shėrbyer si referencė pėr konsolidimin financiar, rritjen e qėndrueshmėrisė sė borxhit, si edhe duke ulur riskun e rifinancimit.

Pritshmėritė pėr njė konsolidim fiskal, i cili do tė ushtroj presion nė uljen e deficitit, ishte njė tjetėr argument pėr rikthimin e vlerėsimit pozitiv. Sipas “ S&P”, marrėveshja 3-vjeēare me FMN-nė do tė sigurojė njė lehtėsim tė nevojave pėr financim, forcim tė institucioneve fiskale dhe ulje tė defiēitit, duke i hapur rrugėn potencialit tė vendit pėr rritje ekonomike nė tė ardhmen dhe nė tė njėjtėn kohė duke mbėshtetur reformat strukturore.

Angazhimi i qeverisė pėr tė likuiduar detyrimet e prapambetura tė biznesit rrit pritshmėritė e “S&P” pėr njė pėrmirėsim tė sektorit bankar, duke rritur kreditimin e ekonomisė dhe si rrjedhojė, duke i dhėnė fund trendit negativ tė rritjes ekonomike dhe siguri pėr tė ardhmen. “S&P” ėshtė optimiste pėr tė ardhmen, pasi e sheh pozitivisht angazhimin e qeverisė shqiptare pėr tė realizuar me sukses reformat strukturore dhe pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Europian.

Rritja e investimeve tė huaja, ulja e borxhit publik deri nė vitin 2016, si dhe reformat qė po ndėrmerr qeveria, janė disa nga faktorėt qė ndikuan nė pritshmėrinė e kompanisė vlerėsuese, duke lėnė hapėsira pėr njė pėrmirėsimin tė mėtejshėm tė outlook-ut.

HermesNews - ©2014