Video

09/04/2014 20:09:22

Sot debatet pėr ERE

Njė pikė e rėndėsishme e projektrezolutės nė tė cilėn u pėrqėndrua diskutimi i deputetėve kishte tė bėnte me ēmimin e energjisė






TIRANĖ - Komisioni pėr veprimtaritė prodhuese, tregtinė dhe mjedisin miratoi sot projektrezolutėn pėr vlerėsimin e punės sė Entit Rregullator tė Energjisė (ERE) pėr vitin 2013. Projektrezoluta e hartuar nga anėtari i komisionit, Robert Bitri vlerėson punėn e bėrė nga ky ent gjatė vitit tė kaluar dhe thekson rėndėsinė e pavarėsisė sė kėtij institucioni. Nėpėrmjet kėsaj projektrezolute, komisioni rekomandon, veē tė tjerash, nxitjen e ecurisė sė procedurave qė lidhen me projektin e gazsjellėsit TAP. Njė pikė e rėndėsishme e projektrezolutės nė tė cilėn u pėrqėndrua diskutimi i deputetėve kishte tė bėnte me ēmimin e energjisė. Anėtari i komisionit, deputeti i PD-sė, Kozma Dashi paraqiti njė propozim ku tė kėrkohej nė mėnyrė eksplicite qė ēmimi i energjisė nuk do tė ketė rritje gjatė vitit 2014. Nė pėrfundim tė diskutimeve, Komisioni miratoi unanimisht projektrezolutėn pėr veprimtarinė vjetore tė ERE-s, qė do i kalojė pėr miratim seancės plenare.

HermesNews - ©2014