Video

09/04/2014 12:43:35

Rritet 2,1 % produkti i brėndshėm bruto

Rritja e prodhimit tė brendshėm bruto tė Shqipėrisė nė vitin 2014 do tė gjallėrohet nė 2.1%






TIRANE - Ka rimėkėmbje, por dobėsitė mbeten. Nė raportin e fundit tė "Fondit" thuhet se prodhimi i brėndshem bruto i Shqipėrisė nė vitin 2014-tėn do tė gjallėrohet me 2.1 %, pas njė zgjerimi prej vetėm 0.7% nė 2013.

Ekonomia shqiptare pritet tė gjallėrohet nė 2015-n, me njė rritje prej 3.3%, parashikon raporti. "Performanca e ekonomisė vendase, qė nė 2013-n kaloi vitin e saj mė tė keq nė njė dekadė", thuhet ne raport.

Deri nė vitin 2019, rritja ekonomike e Shqipėrisė parashikohet tė jetė 4.7%. Nė 2013-n, Shqipėria u rrit shumė mė pak se mesatarja e Europės nė zhvillim prej 2.8%.

Nga vendet e rajonit, nė 2013-n Shqipėria ka shėnuar rritjen mė tė ulėt nė rajon, me pėrjashtim tė Kroacisė, qė u tkurr me 1.1%. Vetėm nė afatin e gjatė pritet qė vendi ynė tė zgjerohet mė shpejt se mesatarja e Europės nė zhvillim.

Raporti i prillit i Fondit Monetar Ndėrkombėtare parashikon qė rritja globale tė jetė 3.6% kėtė vit dhe 3.9% vitin e ardhshėm, nga 3% vitin e kaluar. Pėr zonėn euro, ai tha se lajmi i mirė ėshtė se pėr herė tė parė nė dy vite, shtetet periferike jugore parashikohen tė jenė pozitive.

Reforma financiare nuk ėshtė e plotė dhe sistemi financiar mbetet nė rrezik. Rreziqet gjeopolitike janė rritur, megjithėse ato nuk kanė pasur ende pasoja makroekonomike globale.

HermesNews - ©2014