Video

08/04/2014 18:21:01

Mikrokredi per komunitetin rom

Ministri Veliaj tha se kemi krijuar akses pėr marrjen e ndihmės ekonomike, duke krijuar lehtėsira nė dokumenta






TIRANĖ - Ministri i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė Erion Veliaj, zhvilloi sot njė vizitė nė qendrėn tranzitore te emergjencave, nė kuadėr tė 8 Prillit, Ditės Ndėrkombėtare tė Romėve. Prezantimi i kėsaj qėndre ėshtė njė histori suksesi dhe tolerance midis komuniteteve dhe nė bashkėjetesėn e barabartė mes tyre.

Duke folur lidhur me mbėshtetjen e institucioneve shtetėrore ndaj komunitetit rom, Veliaj tha se “nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė, institucionet rajonale tė kėsaj ministrie si dhe me spitalet private, kemi arritur tė kemi njė kontroll mjekėsor tė pėrgjithshėm, qė asnjė fėmijė dhe i moshuar tė mos ngelet pa u vaksinuar, asnjė grua shtatėzanė tė mos ngelet pa u trajtuar me ndihmė mjekėsore, nė komunitet apo nė qėndrat spitalore”.

Ai tha se kjo ėshtė njė qėndėr rezidenciale qė ne do ta mbajmė kryesisht pėr emergjentėt, duke synuar pėr tė kaluar nė njė fazė tjetėr ku familjet e rimėkėmbura tė fillojnė marrjen e kredive pėr banesa mė tė mira duke liruar hapasirat pėr mė nevojtarėt.

“Nėn kujdesin e shėrbimit social, kemi pasur njė trajtim model tė emergjencave dhe problemeve nė komunitetin rom. Lajmi i mirė ėshtė qė ka pasur njė lėvizje edhe nga Bashkia e Tiranės, kryesisht nga Kėshilli Bashkiak, i cili ka filluar lėvrimin e dekumentacionit pėr banesa sociale pėr kėtė komunitet dhe atė egjiptian.Kjo nismė duhet tė shtrihet nė tė gjitha Bashkitė e vendit”, apeloi Ministri.

Ai shtoi se “nė ministrinė tonė ka dy tė rinjė nga komuniteti romė dhe ai egjiptian duke dhėnė njė shėmbull edhe pėr ministritė tė tjera. Sipas tij, ”Shqipėri e bukur ėshtė njė Shqipėri me diversitet”. Ministri Veliaj

Lidhur me punėsimin e komunitetit rom, Ministri Veliaj tha se "kemi krijuar akses pėr marrjen e ndihmės ekonomike, duke krijuar lehtėsira nė dokumenta. Kemi filluar me atė qė quhet diskriminim pozitiv pėr punėsimin e romėve nė institucione si dhe kemi dhėnė 4 mikrokredi pėr hapjen e bizneseve tė vogla".

HermesNews - ©2014