Video

08/04/2014 18:14:32

Tė pathėnat pėr Edmond Gogo-n

PD akuzon Tahirin: ''Edmond Gogo, ishte pjesė e trupit gjykues tė Apelit, nė fund tė vitit 2012, kur vendosi tė lėrė nė fuqi, vendimin e Gjykatės sė Tiranės, qė e dėnonte Saimir Tahirin me 10 milionė lekė gjobė pėr shpifje''






TIRANĖ - Partia Demokratike, nėpėrmjet deputetit tė saj Oerd Bylykbashi, denoncoi tė martėn kėrkesėn e Ministrit tė Brendshėm drejtuar Presidentit, pėr tė marrė masa ndaj gjykatėsit dhe njėherazi e akuzon Tahirin se po pėrdor postin e tij pėr t’u hakmarrė ndaj gjyqtarėve.

“Pak ditė mė parė, Ministri Tahiri iu drejtua Presidentit tė Republikės me letėr tė hapur, ku denonconte gjyqtarėt dhe drejtėsinė, nė njė pėrpjekje pėr tė larguar pėrgjegjėsinė qė ai dhe kryeministri kanė pėr dėshtimin me rendin dhe sigurinė publike, dhe pėr rritjen e kriminalitetit nė vend”, tha Bylykbashi

Deputeti, Bylykbashi theksoi se “Tahiri, qorton nė letrėn e tij publike, dhe i kėrkon Presidentit tė marrė masa ndaj gjyqtarit Edmond Gogo, pasi ky gjyqtar ishte pjesė e trupit gjykues tė Apelit, nė fund tė vitit 2012, kur vendosi tė lėrė nė fuqi, vendimin e Gjykatės sė Tiranės, qė e dėnonte Saimir Tahirin me 10 milionė lekė gjobė pėr shpifje”.

Ky akt ėshtė njė shenjė shumė e keqe pėr demokracinė nė vend, ėshtė minim i sigurisė juridike, pavarėsisė sė gjyqėsorit dhe shkatėrrim i institucioneve tė pavarura, ėshtė shantazh i hapur dhe paralajmėrim pėr ēdo gjyqtar dhe pėr drejtėsinė nė vend”, pėrfundon Bylykbashi.

HermesNews - ©2014