Video

08/04/2014 18:00:20

Ēelet konkursi pėr logon pėrfaqėsuese tė shqipėrisė nė botė

Konkursi pėrbėn njė nismė madhore pėr promovimin e identitetit dhe njė imazhi tė ri tė Shqipėrisė nė tregun botėror






TIRANE - Qeveria njoftoi sot ēeljen e konkursit ndėrkombėtar pėr logon, sloganin dhe strategjinė e re tė promovimit tė Shqipėrisė nė tregun ndėrkombėtar.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, nėpėrmjet nė deklarate pėr shtyp nga Kryeministria, bėri tė ditur se “kjo nismė ėshtė iniciuar nga tre ministri, ajo e drejtuar prej saj, ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipėrmarrjes dhe Ministria e Jashtme, me mbėshtetjen edhe tė kryeministrit Edi Rama”. Konkursi pėrbėn njė nismė madhore pėr promovimin e identitetit dhe njė imazhi tė ri tė Shqipėrisė nė tregun botėror, ēka lindi si nevojė pėr t’iu pėrshtatur realitetit dhe pėrpjekjeve tė Qeverisė shqiptare pėr tė rritur numrin e turistėve tė huaj sidomos, por edhe tė investimeve tė huaja nė vendin tonė.

Gjermeni gjithashtu njoftoi se konkursi do tė zhvillohet nė dy faza dhe do tė finalizohet mė datė 16 Maj, ku njė juri ndėrkombėtare, do tė pėrzgjedhė mes konkurentėve logon dhe sloganin nė njė aktivitet tė hapur pėr mediat dhe publikun.

HermesNews - ©2014