Video

04/04/2014 15:52:20

Katėr denoncime pėr pronat e Gardės

Zyrtarėt kanė kryer shkelje tė ligjit pėr Kthimin dhe Kompensimin e pronės gjatė kohės nė tė cilėn ushtronin funksionet e sipėrpėrmendura






TIRANĖ - Agjencia pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dorėzoi sot pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė Kallėzimin Penal pėr fillimin e procedimit penal nė lidhje me paligjshmėrinė e konstatuar nė katėr Vendimet pėr kthim prone brenda territorit tė Gardės sė Republikės.

Vendimet janė miratuar nga zyrtarėt e kohės nė fund tė muajit gusht 2013 me procedura te pėrshpejtuara.

AKKP kallėzon nė Prokurori pėr kryerjen e veprės penale tė shpėrdorimit tė detyrės parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal shtetasit:
- Avenir Peka, Ish Drejtor i Pėrgjithshėm i AKKP;
- Agim Toro, ish Zv. Drejtor i Pėrgjithshėm dhe Drejtor Drejtorie;
- Ardian Spahiaj, ish Pėrgj. Sektori Juridik dhe Kontrollit, AKKP;
- Arben Cenaliaj; ish Pėrgj. Sektori Shqyrtimit pėr Qarkun e Tiranės, AKKP,

Zyrtarėt e mėsipėrm, thuhet nė njoftimin zyrtar tė AKKP-sė, rezultojnė tė kenė kryer shkelje tė ligjit pėr Kthimin dhe Kompensimin e pronės gjatė kohės nė tė cilėn ushtronin funksionet e sipėrpėrmendura.

Nė dosje mungojnė konfirmimet nga institucionet pėrgjegjėse nė zbatim tė ligjit nė fuqi. Janė shmangur korrespondencat dhe bashkėpunimi me autoritetet kompetente nė administrim tė tė cilave ka qenė prona e kthyer.

Nė dosjet pėrkatėse janė vėnė re shkelje tė cilat kanė tė bėjnė me procesin e aplikimeve, verifikimeve nė terren, shqyrtimit tė akteve nga grupi i punės, shqyrtimi nga Sektori Juridik dhe Kontrollit dhe vendimmarrja e Drejtorit tė Kthimit dhe Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP.

Kryerja dhe moskryerja me dashje e veprimeve dhe mosveprimeve tė kundraligjshme nga ana e zyrtarėve bie qartė nė kundėrshtim me ligjin Nr. 9235, datė 29.07.2004 “Pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, VKM nr. 255, datė 13.04. 2010 “Pėr procedurat e mbledhjes, pėrpunimit dhe administrimit tė akteve tė subjekteve tė shpronėsuara, gjatė procesit tė njohjes dhe kthimit apo kompensimit tė pronės”, dhe pėrbėjnė mospėrmbushje tė rregullt tė detyrės nga punonjėsve pėrgjegjės tė cilėt kanė dėmtuar dhe interesat e institucionit “Garda e Republikės”.

Pėr kėtė arsye, thuhet nė njoftim, bazuar nė nenin 281, tė Kodit tė Procedurės Penale i Republikės sė Shqipėrisė, pėr personat e lartpėrmendur, AKKP kėrkon regjistrimin e procedimit penal pėr veprėn penale tė parashikuara nė nenet 248 “Shpėrdorimi i detyrės”dhe 25 “Bashkėpunimi i personave pėr kryerjen e veprės penale ” tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė”.

komunikatė pėr shtyp