Video

03/04/2014 21:00:54

PLUMBA POLICISĖ

Taulant Gjini i shpėton policisė: kėrkohej pėr tentative vrasje dhe trafik droge






SARANDE - Efektivat e policisė janė ndodhur pėrballė njė prite, dje nė darkė kur i kėrkuari pėr tentativė vrasje dhe trafik droge, ka qėlluar nė drejtim tė tyre nga banesa ku jetonte. Ndaj makinės sė parė tė policisė janė qėlluar nė tre drejtime tė ndryshme dhe kjo tė bėn tė kuptosh se ai mund tė ruhej nga tė tjerė, tė cilėt policia mendon tė kenė qenė tre. Plumbat kanė kapur makinėn e shefit Kundėr trafiqeve dhe narkotikėve tė policisė sė Sarandės, Orgest Mezini, ndėrkohė qė pjesė e operacionit tė arrestimit ka qenė edhe shefi i Krimeve dhe 6 efektiva tė Policisė. Operacioni i arrestimit u krye nė hyrje tė fshatit Shėndėlli, 1 km larg Butrintit nė Sarandė. Sipas informacioneve tė para nė momentin kur Taulant Gjini ka pikasur automjetet e policisė ka hapur zjarr nė drejtim te efektiveve. Fatmirėsisht nuk ka pasur tė lėnduar.

HermesNews - ©2014