Video

02/04/2014 05:14:58

Gjykatėsi i korruptuar, sot seanca kundėr kreut tė gjykatės sė pukės

Ish kreu i Gjykatės sė Pukės u pėrfshi nė njė skandal korruptiv i denoncuar nga njė emision investigativ nė vend






TIRANĖ - Gjykohet sot dosja kundėr ish kreut tė gjykatės sė pukės Shtjefen Lleshit dhe tetė tė pandehurve tė tjerė qė akuzohen pėr korrupsion pasiv. Trupi gjykues nis shqyrtimin e akuzave tė prokurorisė ndaj Ish-Kreut tė Gjykatės sė Pukės, i cili po gjykohet nė gjendje tė lirė. Nė kėtė ēėshtje janė 9 tė pandehur, Shtjefen Lleshi, Bardhė Pjetri, Defrim Prenēi, Farzi Xhuxhi, Fran Dashi, Liljana Shkjau, Meliha Kuka, Pal Pjetri, si dhe Pėllumb Prenēi.

Tė gjithė tė punėsuar nė Gjykatėn e Pukės, akuzohen pėr korrupsion pasiv tė gjyqtarėve, Prokurorit ose funksionarėve tė tjerė tė gjykatės, pėr korrupsion aktiv tė gjyqtarėve, prokurorit ose funksionarėve tė lartė tė gjykatės; moskallėzim krimi, si dhe ushtrim tė ndikimit tė paligjshėm ndaj personave tė tretė. Ish kreu i Gjykatės sė Pukės u pėrfshi nė njė skandal korruptiv i denoncuar nga njė emision investigativ nė vend. Nė videon nė fjalė shfaqeshin, sekretarja e Gjykatės sė Pukės, Liljana Shkjau dhe Kancelaria e kėsaj Gjykate, Meliha Kuka, duke marrė njė shumė tė konsiderueshme lekėsh nė emėr tė Shtjėfen Lleshi, si gjyqtar i ēėshtjes dhe prokurorit tė ēėshtjes Pėllumb Prenēit.

Gjykata e Shkallės sė parė vendosi masėn e sigurisė burg pa afat pėr ish-Kryetarin e Gjykatės sė Pukės. Masa e sigurisė u apelua nė gjykatėn e apelit e cila vendosi masėn e sigurisė “arrest shtėpie”, deri nė pėrfundim tė gjykimit.

HermesNews - ©2014