Video

01/04/2014 16:33:03

Ndryshime nė tatimin mbi tė ardhurat

Gjatė prezantimit tė draftit zv/ministri i Financave, Ervin Mete tha se ndryshimet ligjore lidhen me njė rregullim specifik pėr borxhet e kėqija






TIRANĖ - Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi tė martėn me konsensus disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin ”Pėr tatimin mbi tė ardhurat”.

Gjatė prezantimit tė draftit zv/ministri i Financave, Ervin Mete tha se ndryshimet ligjore lidhen me njė rregullim specifik pėr borxhet e kėqija ose siē njihen ndryshe kreditė e kėqija tė bankave.

“Rregullimi aktual fiskal, qė praktikisht ėshtė pėr tė njohur si shpenzim tė zbritshėm njė borxh tė keq, duhet qė tė ketė ezauruar tė gjitha mjetet ligjore. Kjo do tė thotė se duhet tė ketė kaluar nė gjykatė edhe fazėn e pėrmbarimit apo tė ekzekutimit tė detyrueshėm, qė mund tė marrė njė kohė tė gjatė dhe shpesh herė me vite”, tha zv/ministri Mete.
Sipas tij ndryshimet nė ligj pėrcaktojnė nxjerrjen e borxhit tė keq jashtė bilancit tė bankave, i cili do tė njihet si shpenzim i zbritshėm nga ana fiskale pas 365 ditėsh.

“Duke pasur parasysh gjendjen e sektorit dhe numrin e lartė tė kredive tė kėqija qė sot bankat i kanė nė masėn 23.5-24 pėr qind, nė kuadrin e njė sėrė masash tė dakordėsuara edhe me Bankėn Botėrore dhe tė rėnė dakord unanimisht dhe me sektorin e bankave, paraqesim kėtė ndryshim, i cili specifikisht veēon sektorin e bankave nė trajtimin fiskal tė borxheve tė kėqija duke vendosur rregullin qė njė borxh i keq pėr bankat, do tė mund tė nxirret jashtė bilancit dhe tė njihet si shpenzim i zbritshėm nga ana fiskale, pas 365 ditėsh”, sqaroi z. Mete.

Zv/ministri i Financave theksoi se kėto masa, jo vetėm do tė ndihmojnė bankat nė treguesit e performancės, por nga ana tjetėr do tė ēlirojnė mė tepėr kredi nė ekonomi.

HermesNews - ©2014