Video

31/03/2014 12:05:30

Kate Middleton shembull pėr mamatė e reja

Kate Middleton jep disa keshilla per nenat e reja qe te duken ne forme pertej lodhjes






HermesNews- Dukesha e Cambridge si gjithmonė kthehet nė shembull pėr stilin e saj. Ajo ėshtė bėrė nėnė prej pothuajse 8 muajsh dhe duket nė formė perfekte. Ja disa kėshilla pėr nėnant e reja tė cilave u duhet tė kujdesen mė tepėr pėr fėmijėn e vockėl sesa pėr vetveten. Si rrjedhim ndihen gjithmonė tė lodhura nga orėt e shkurtra tė gjumit dhe gjithmonė tepėr tė zėna pėr t’u kujdesur pėr look-un. Ja disa kėshilla qė vijnė nga Kate Middleton. Edhe pse mund tė themi se Kate nuk ka aspak problemet e nėnave tė zakonshme.

1- Mos harroni rutinėn
Kate duket sikur ka njė lėkurė perfekte. Lodhja natyrisht duket, por lėkura ėshtė e shėndetshme dhe e ndritshme. Ndaj mos harroni tė kryeni pėrkujdesjet e pėrditshme pėr lėkurėn tuaj: lajeni mirė fytyrėn nė mėngjes dhe vendosni produkte hidratuese pėr lėkurėn.

2-Ndriēoni dhe ngjyrosni
Ashtu si Kate, mos e lini kurrė pa vėnė blush-in rozė, sepse jep menjėherė efektin e njė lėkurė tė shėndetshme dhe natyrale. Nėse doni tė keni njė fytyrė ende mė tė shėndritshme vendosni edhe pak ndriēues nė stick poshtė syve.

3-Mos ekzagjeroni me kremin
Mos bėni gabimin tė pėrdorni krem apo korrektor tė rėndė nė fytyrė. Efekti nuk do tė jetė aspak natyral dhe do tė dukeni akoma mė tė lodhura. Vendosni krem tė lehtė i cili do ju bėjė tė ndiheni edhe mė tė reja.
Ndėrsa pėr sytė, shmangni pėrdorimin e make up-it tė fortė, do mjaftonte pėr njė efekt natyral lapsi i zi dhe pak rimel pėr qerpikėt.
Buzėt gjithashtu mbajini nė ngjyrėn e tyre natyrale duke u dhėnė pak dritė me lipstick trasparent.