Video

29/03/2014 10:45:48

Letėr Nishanit. Gjykatėsi po riciklon njerėz

Ministri i Punėve tė Brendshme ka kėrkuar nga Presidenti i Republikės qė tė vėrė nė lėvizje KLD, duke marrė masa radikale ndaj fenomeneve tė tilla qė cenojnė rėndė shtetin ligjor dhe drejtėsinė






TIRANĖ - Ministri i Punėve tė Brendshme, Saimir Tahiri i ėshtė drejtuar sot Presidentit tė Republikės nė cilėsinė e Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė si dhe Ministrit tė Drejtėsisė me njė letėr nė tė cilėn shprehė shqetėsimin e pėrsėritur nė lidhje me gjyqtarin e Gjykatės sė rrethit gjyqėsor Kavajė, Osman Aliu.

"Vendimet absurde dhe shpeshherė haptazi tė kundėrligjshme tė kėtij gjyqtari, pėrbėjnė shqetėsim serioz pėr Policinė e Shtetit, e cila gjendet e detyruar tė luftojė kriminalitetin ndaj tė njėjtėve njerėz, qė riciklohen tė lirė nė shoqėri nga vendime tė tilla, tėrėsisht skandaloze", shkruan ministri Tahiri nė letrėn e tij.

Ministri i Punėve tė Brendshme ka kėrkuar nga Presidenti i Republikės qė tė vėrė nė lėvizje KLD, duke marrė masa radikale ndaj fenomeneve tė tilla qė cenojnė rėndė shtetin ligjor dhe drejtėsinė.

Bashkėngjitur letrės sė tij Ministri Tahiri u ka dėrguar Presidentit tė Republikės dhe Ministrit tė Drejtėsisė edhe dosjen e plotė me materialet qė vėrtetojnė shkeljet nga ana e gjyqtarit Osman Aliu si dhe njė listė me disa nga rastet mė flagrante tė vendimeve tė marra prej tij. Nė kėtė listė pėrmenden 9 raste tė evidentuara pėrgjatė muajve shkurt – mars 2014:












• 5 shkurt . Shtetasi Aleksandėr Tafa, i akuzuar pėr kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė me tė mitura, pėr tė cilin prokurori kishte kėrkuar “Arrest me burg”, ėshtė liruar nė sallėn e gjyqit. Nė 12 shkurt, Gjykata e Apelit e rikthen nė qeli.

• 6 shkurt – Shtetasi Kujtim Shala, akuzuar pėr kanosje tė punonjėsve tė CEZ dhe Policisė, pėr shkak tė detyrės, prokurori kėrkoi “Detyrim paraqitje”, gjyqtari e liroi nė sallė pa masė.

• 7 shkurt – Shtetasi Fatjon Metushi, akuzuar pėr vjedhje, prokurori kėrkon arrest me burg, Gjyqtari Aliu e liron pa asnjė masė dhe Gjykata e Apelit e rikthen tė akuzuarin nė burg nėn masėn e arrestit.

• 25 shkurt – Shtetasi Ermir Gjuzi, punonjės i Task Forcės sė CEZ ka pėrvetėsuar 1 mln lekė nga persona tė ndryshėm nė shpėrdorim tė detyrės. Gjyqtari nuk ka vendosur asnjė masė sigurie pėr tė dhe nuk ka zbardhur ende vendimin, megjthėse ka detyrim qė ta kryejė brenda 5 ditėsh, duke penguar prokurorin t’a apelojė vendimin.

• 16 mars – Shtetasi Marsel Prifti, prokurori ka kėrkuar “Detyrim paraqitje” pėr drejtim tė mjetit nė mėnyrė tė parregullt, gjyqtari Aliu e ka liruar menjėherė nga salla e gjyqit pa asnjė masė sigurie.

• 17 mars – Shtetasi Nebi Hoxha, prokurori kėrkon “Detyrim paraqitje” pėr dhunė nė familje, gjyqtari Aliu e vlerėson ndalimin tė paligjshėm, e liron nė sallėn e gjyqit, ēėshtja ėshtė apeluar.

• 17 mars – Shtetasi Saimir Tatani, pėr drejtim mjeti nė mėnyrė tė parregullt prokurori kėrkon arrest me burg, Gjyqtari Aliu e liron nė sallėn e gjyqit pa asnjė masė sigurie.

• 20 mars – Shtetasi Ardjan Almadhi, pėr drejtim mjeti nė mėnyrė tė parregullt, prokurori kėrkon detyrim paraqitje, gjyqtari Aliu e liron nė sallė pa asnjė masė.

• 23 mars – Shtetasi Kujtim Proshka, ėshtė liruar nė sallėn e gjyqit, ndėrsa prokurori ka kėrkuar “Arrest me burg”, pasi kundėrshtoi forcat e policisė, u kap me armė luftarake dhe armė gjahu e municione pa leje. Gjyqtari nuk vendosi asnjė masė pėr tė, e liroi nė sallėn e gjyqit.

HermesNews - ©2014