Video

28/03/2014 12:20:23

Surpriza deputet

nga Doriana Metollari






HermesNews - Kush foli pėr konkurse ?

Njerėzit mėrmėrisin se emėrimet e punės, jepen nė 90% tė rasteve nė bazė tė zarfit dhe sa arrin tė jesh afėr deputetėve, monetarisht apo miqėsisht, apo politikisht: mora vesh dhe diēka tjetėr, ua shpjegoj mė vonė...

As unė nuk do ta besoja derisa e pashė vetė deputetin me letėr format A4 nė dorė, duke lėvizuar emrat e militanteve tė vet nėpėr zyrat e shtetit si gurėt e shahut.

Njė mėngjes bėra njė bisedė shumė serioze me njė miken time tė sapoemėruar nė njė zyrė shtetėrore. "Deputeti im, (deputeti i saj) i telefonoi drejtorit tim", tha. "Cfarė konkursesh ! Duam tė sigurojmė ata qė na kanė dhėnė votėn njėherė".

Me thoni keni parė njė drejtor tė nxjerrė karakterin me dikė qė ėshtė mė lart se ai ? "Dua tė mi mbrojė dikush krahėt", mė tha njėherė njė zonjė ulur nė njė drejtori.

E vetmja armė qė kanė deputetėt ėshtė pasiguria e njerėzve dhe mungesa e autoritetet tė gjykatave, policisė, prokurorisė, sepse gardianin, kur merr kėrcėnime me ketė rolin e maliqit qė i japin nė dorė drejtorėve tė vet, nuk e bėjnė dot deputetet. Pėrkundrazi, i lėnė nė mes tė breshėrit.

Mora vesh dhe njė rast tjetėr me njė tjetėr deputet, qė e priste nė hotel njė vartėse tė re tė sapoemėruar nė shtet. Drejtori i saj e kishte udhėruar tė shkonte e ta takonte (ta takonte bie fjala), ose tė mos kthehej mė nė punė.

Nė Shkodėr, qarkullon njė batutė pėr partitė politike mė mirė se shkodranėt nuk e thotė tė vėrtetėn me humor. Njeriu ka nevojė tė mbėshtet diku, tek dikush, apo diēka qė qėndron mė lart se ai. Eshtė nė natyrėn njerėzore, sepse jeta nuk ėshtė plot dritė kur ke pasiguri qė nuk t'i kupton askush.

Por besimi tek partitė apo deputetėt ėshtė si besimi te Zoti. Dmth ėshtė shumė prapa nga mbėshtetja tek vlerat. Kur njerėzve u preket ajo ēfarė besojnė nė Shqipėri nuk protestojnė dhe as nuk heshtin...e kultivojnė, bėhen partnerė.

Tani, po kaloj pak tek autobuzi i qeverisė Rama.

Qeveria u mblodh nė veri, nė jug, nė Kosovė, u mblodh dhe efekti psikologjik i kėtij detaji ishte i fortė tek njerėzit. Mesazhi i qeverisė ishte i thjeshtė; qeveria ėshtė e tė gjithė shqiptarėve, nuk ka ndarje, nuk ka diskriminim, nuk ka as padrejtėsi.

Por qeveria e majtė, apo e djathtė nuk ka arritur tė qetėsojė deputetėt e vet asnjėherė nė asnjė kohė. Shiko ēfarė ndodh nė Shqipėri. Kur njerėzit zgjedhin dikė, ai dikush nuk e konsideron kurrė veten guardian tė vlerave njerėzore. Jo jo, ndjehet Zot.

Njė mentalitet i lidhur fort me komunizmin. Pikėrisht pėr kėtė nuk mund tė ē'rrėnjoset nėse njerėzit nuk flasin.

Dhe njerėzit flasin ... flasin nėpėr kafene... por deputetėt e konsiderojnė hyrjen nė politikė si tip llamarinė qė i duhet vėnė ndėrgjegjes.

Tani ndryshimi mes Shqipėrisė dhe Europės nuk ėshtė tek ndėrgjegja.

Ndryshimi ėshtė tek toleranca qė i bėhet gjithė kėsaj.

HermesNews - ©2014