Video

25/03/2014 20:16:45

Amnistia

Presidenti Nishani dekreton ligje






TIRANĖ - Presidenti i Republikės, Bujar Nishani ka dekretuar shpalljen e ligjit “Pėr dhėnie amnistie” dhe ligjin “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 7905, datė 21.03.1995, “Kodi i Procedurės Penale i Republikės sė Shqipėrisė”, tė ndryshuar”. Kėto dy pr/ligje u miratuan pak ditė mė parė nė Kuvend me shumicė tė cilėsuar.

Gjithashtu Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra tė ambasadorit tė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Holandės, Gazmend Barbullushi.

“Nė mbėshtetje tė neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 tė Kushtetutės, si dhe tė neneve 21, pika 2, dhe 31, pikat 1 dhe 2, tė ligjit nr. 9095, datė 3.7.2003 “Pėr shėrbimin e jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė”, me propozim tė Kryeministrit, dekretoj: Zoti Gazmend Barbullushi, lirohet nga detyra e ambasadorit tė Jashtėzakonshėm dhe Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Holandės, rezident, dhe e ambasadorit tė Jashtėzakonshėm dhe Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė pranė Organizatės pėr Ndalimin e Armėve Kimike “OPCĖ”, jo rezident”, thuhet nė dekretin e Presidentit Nishani.

Gjithashtu Presidenti Nishani ka dekretuar edhe shpalljen e ligjit “Pėr aderimin e Republikės sė Shqipėrisė nė Protokollin e Privilegjeve dhe Imuniteteve tė Autoritetit Ndėrkombėtar tė Shtratit tė Detit”.

HermesNews - ©2014