Video

25/03/2014 20:08:15

Vlorė, strategji tė reja antidroge

Gjatė vitit tė kaluar nė kėtė qark u zbuluan 174 parcela tė mbjella me bimėn narkotike kanabis sativa






VLORĖ - Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, kanė hartuar dhe po zbatojnė njė Plan Kombėtar Veprimi pėr tė minimizuar dhe parandaluar fenomenin e kultivimit dhe tė trafikimit tė bimėve narkotike, kanabis sativa.

Kjo u theksua sot, gjatė njė takimi nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Vlorės, ku u diskutua pėr gjendjen nė kėtė njėsi vendore dhe masat qė po merren e do tė merren pėr tė goditur kėtė fenomen.

Gjatė vitit tė kaluar nė kėtė qark u zbuluan 174 parcela tė mbjella me bimėn narkotike kanabis sativa, nė 64 raste tė evidentuara dhe me 8 persona tė dyshuar si autorė, katėr prej tė cilėve u arrestuan nė kushtet e flagrancės.

Kjo situatė, e trashėguar nga viti paraardhės, duhet dhe do tė ndryshojė, gjė qė kėrkon angazhimin e tė gjitha strukturave tė shtetit nė njė aksion kombėtar.

Nė fazėn e parė, qė ėshtė ajo e sensibilizimit dhe qė pėrkon me kėtė periudhė, do tė zhvillohet njė fushatė e gjerė takimesh nė tė gjithė hapėsirėn dhe njėsitė e qeverisjes vendore, ku do tė qartėsohen pėr komunitetin pasojat sociale dhe ato ligjore, qė rrjedhin nga kjo dukuria.

Pėrmes takimesh tė planifikuara dhe mjeteve e metodave tė promovimit, do tė bėhen tė qarta edhe klauzolat ligjore dhe sanksionet e tjera, pė rata qė nė njė formė apo tjetrėn, do tė pėrfshihen nė kėtė dukuria.

Nė fazėn e dytė, qė ėshtė ajo operacionale, parashikohen ndėrhyrje nė terren pėr tė gjitha ato raste qė do tė identifikohen nė kultivimin e bimėve narkotike.

Nė kėtė takim, ku ishin tė pranishėm edhe Prefekti i Qarkut, Besnik Dervishi, zėvendės Drejtori i Policisė sė Shtetit, Altin Qato, u diskutua pėr rrugėt konkrete qė do tė ndiqen pėr ta nxjerrė pėrfundimisht Qarkun e Vlorės nga harta problematike nė kėtė drejtim.

HermesNews - ©2014