Video

24/03/2014 09:30:17

Fillon fushata pėr presidentin e ri tė vendit

Katėr kandidatė pėr zgjedhjet e raundit tė parė qė do tė mbahen me datė 13 prill






SHKUP - Fushata qė do tė ēojė nė zgjedhjen e presidentit tė ri tė vendit filloi sot nė Maqedoni. Ajo zgjat 20 ditė dhe kandidatė pėr postin e presidentit janė Iljaz Halimi i PDSH-sė, presidenti aktual Gjorge Ivanov i VMRO-DPMNE-sė, Stevo Pendarovski i LSDM-sė dhe Zoran Popovski i partisė GROM.

PDSH-ja nuk zhvillon fushatė me mitingje, por me banorėt. Kandidati Iljaz Halimi do tė paraqesė sot pasdite platformėn e tij nė njė miting nė komunėn e Ēairit. VMRO-DPMNE-ja fushatėn presidenciale do ta fillojė nė Ohėr, prej ku rregullisht fillon aktivitetet e saj zgjedhore.

Ivanov paraqiti dje nė Shkup programin e tij pėr zgjedhjet e ardhshme. Nė Konventėn nė Sallėn Universale nė Shkup, LSDM-ja sot do tė promovojė kandidatin presidencial, Pendarovski.

Raundi i parė i zgjedhjeve tė pesta presidenciale do tė zhvillohet mė 13 prill, ndėrsa raundi i dytė mė 27 prill, kur janė caktuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

HermesNews - ©2014