Video

22/03/2014 16:43:28

1200 mbeshtetesit e tij ne gjyq

Seanca nisi nė al-Minya, 250 kilometra nė jug tė Kajros






KAJRO - Gjykata egjiptiane shtyu pėr tė hėnėn procesin e gjykimit tė mė shumė se 1,200 mbėshtetėsve tė presidentit islamik, Mohamed Morsi shkarkuar nga ushtria, mė i madhi qė nga fillimi i represionit prej fillimit tė korrikut, njoftoi sot media zyrtare. Seanca e parė nisi sot nė al-Minya, 250 kilometra nė jug tė Kajros, mė pas procesi u caktua pėr ditėn e hėnė, ku pėrfshihen 500 tė akuzuar. 700 tė tjerė do tė paraqiten tė martėn, sipas burimeve gjyqėsore. Prej mė shumė se 1.200 tė akuzuar, 200 janė nė paraburgim, ndėrsa tė tjerėt janė liruar me dorėzani ose janė arratisur. Tė gjithė tė akuzuarit duhet tė pėrgjigjen pėr dhunėn e ushtruar nė kėtė provincė mė 14 gusht, nė njė periudhė ku pati gjakderdhje nga protestat nė Kajro mes forcave tė policisė dhe islamikėve.

HermesNews - ©2014