Video

21/03/2014 13:50:46

Moska nuk ul ēmimin e gazit pėr Ukrainėn

Me bashkimin e Krimesė me Rusinė, termi i uljes sė ēmimit tė gazit akorduar Ukrainės pėr bazėn e Flotės sė Detit tė Zi nuk ekziston mė






MOSKĖ - Rusia njoftoi sot pezullimin e zbritjes sė ēmimit qė do t’i akordonte Ukrainės nė lidhje me ēmimin e gazit nė kėmbim tė pėrdorimit tė njė baze detare nė Krime, pas vendimit tė marrė kohėt e fundit me anulimin e njė tjetėr zbritjeje tė ēmimit. “Me bashkimin e Krimesė me Rusinė, termi i uljes sė ēmimit tė gazit akorduar Ukrainės pėr bazėn e Flotės sė Detit tė Zi nuk ekziston mė”, deklaroi nė tė pėrditshmen ekonomike “Vedomosti”, Dmitri Peskov, zėdhėnėsi i presidentit rus, Vladimir Putin. “Ajo tashmė nuk mund tė pėrdoret mė as ‘de jure’ as ‘de facto”, shtoi Peskov. ”De jure, flota nuk ndodhet mė nė bazėn e Ukrainės, por nė territorin e njė rajoni tė Rusisė”, deklaroi zėdhėnėsi nė njė tjetėr tė pėrditshme, ”Kommersant”. Ulja prej 100 dollarėsh pėr 1 000 metra kub ishte vendosur mes presidentit ukrainas, mbėshtetės i Kremlinit, Viktor Janukoviē dhe presidentit rus nė atė kohė Dmitri Medvedev nė prill 2010 nė kuadėr tė zgjatjes sė njė marrėveshjeje tė pranisė sė Flotės sė Detit tė Zi nė Krime.

HermesNews - ©2014