Video

20/03/2014 14:27:49

Deklarata e Tiranės qė ēudit Rusinė

Abramov, ''Shqipėria dhe Kosova kanė deklaruar vetė se nuk ekziston asnjė ngjashmėri mes Kosovės dhe Krimesė, nuk e kemi thėnė ne por e keni thėnė ju. Ndaj mendimi ynė i Rusisė dhe i NATO-s pėr ēėshtjen e ribashkimit tė Krimesė me Rusinė janė tė kundėrta''






TIRANE - Ambasadori i Rusisė nė Tiranė, Leonid Abramov, deklaroi sot se “shpreh keqardhje (pėr qėndrimin e Tiranės nė lidhje me Krimenė) sepse Shqipėria ėshtė vend, populli i tė cilit e di fare mirė parimin e vetėvendosjes dhe sa i rėndėsishėm ėshtė ky parim pėr njė jetesė normale tė popujve”.

Nė njė konferencė pėr shtyp lidhur me zhvillimet nė Ukrainė dhe shpalljen e pavarėsisė sė Krimesė, ambasadori rus tha se “Shqipėria dhe Kosova kanė deklaruar vetė se nuk ekziston asnjė ngjashmėri mes Kosovės dhe Krimesė, nuk e kemi thėnė ne por e keni thėnė ju. Ndaj mendimi ynė i Rusisė dhe i NATO-s pėr ēėshtjen e ribashkimit tė Krimesė me Rusinė janė tė kundėrta”.

I pyetur nga gazetarėt nėse ēėshtja e Krimesė e ēon Rusinė drejt njė konflikti me OKB, SHBA-nė dhe BE-nė ambasadori Abramov theksoi se “e para nė Ukrainė nė 21-22 shkurt ka ndodhur grusht shteti i armatosur, ku shtetin e zaptuan forca legjitime me mbėshtetje direkte tė pėrfaqėsuesve tė perėndimit. Momenti kyē kėtu ėshtė nėnshkrimi i marrėveshjes ndėrmjet Presidentit Janukoviē dhe pėrfaqėsuesve tė opozitės, nė prani tė Ministrave tė Punėve tė Jashtėm tė Gjermanisė, Polonisė dhe Francės. Janukoviē i ka respektuar dispozitat e kėsaj marrėveshje i ka tėrhequr forcat, kurse liderėt e opozitės kėtė marrėveshje e kanė hedhur tek koshi i plehrave tė nesėrmen me njė pėlqim tė heshtur tė pėrfaqėsuesve tė Perėndimit dhe nė vend tė qeverisė sė Bashkimit tė Unitetit Kombėtar u shpall qeveri e fituesve”.

Ambadori rus u shpreh se “duke i respektuar tė gjitha shtresat e popullsisė, kombėsive nga ana e qeverisė, pavarėsisht racės fesė apo treguesve etnikė, njė qeveri tė tillė nė Kiev ne nuk e nuk e shohim pėr momentin, Po tė marrim deklaratat e fundit, atė tė datės 19 mars, e djeshme, e di qė pėr momentin thyhen kompetencat e presidentit , zotit Oleksandėr Turcinov, i cili u kanė dhėnė njė urdhėr forcave tė ushtrisė ukrahianse qė ndodhen nė Krime tė pėrdorin armėt kundėr popullsisė civile. Ndaj populli i Krimes nuk kishte mundėsi tė tjera, tė paktėn nė kuadrin e shtetit tė Ukrainės. Shteti i Ukrainės ka humbur tė drejtėn pėr tė mbrojtur integritetin e tij territorial”.

HermesNews - ©2014